21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Në këtë kuadër, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:

"Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!" - shprehet ajo.

Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Xhaçka publikon videon me fëmijë shqipfolës nga e gjithë bota duke recituar

Për ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka publikuar një video, ku shfaqen fëmijë shqipfolës nga disa shtete të botës duke recituar vargjet e “Gjuhës shqipe” nga Ndre Mjeda.

Ajo ka gjetur rastin të falënderoj mbi 450 mësuesit të cilët kontribuojnë që gjuha jonë shqipe të mësohet nga brezat e rinj në 19 vende të botës.

Xhaçka ka shprehur edhe mirënjohjen e saj për të gjithë bashkëatdhetarët që trashëgojnë tek fëmijët shqipen e bukur.

Video u realizua në bashkëpunim me familjet dhe shkollat shqipe në: Kosovë, Maqedoni,  Mal i Zi, Greqi, Itali, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Britani”, shkruan Xhaçka.