Dita Ndërkombëtare e Gruas, OKB: Asnjë vend i botës nuk ka arritur barazinë gjinore

Dita Ndërkombëtare e Gruas, OKB: Asnjë vend i botës nuk ka arritur barazinë gjinore

Foto ilustruese

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi mendohet se i ka fillesat që të mars të vitit 1857, kur rrobalarëset e New-York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit  që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Ndërkohë OKB pas 25 vitesh nga platforma e Pekinit për të drejtat e grave, ka publikuar  një raport për të parë se sa janë arritur ato.

Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sipas UN Women, sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik.

25 vite pas konferencës së Pekinit, UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konfliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“75% e parlamentarëve në botë janë burra, gjithashtu ata mbajnë 73%  të posteve manaxheriale, 70%  e negociatorëve për klimën janë burra  dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra.

Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, është shprehur kryetarja e "UN Women".

Sipas saj jnë reduktuar 20-25% dhe se duan të arrijnë 50% vetëm duke bashkëpunuar.

Në deklaratën e saj për Ditën Ndërkombëtare të Grave, 8 Mars, Drejtori Ekzekutiv i Grave të KB, Phumzile Mlambo-Ngcuka thekson 2020-ën si vit për barazinë gjinore dhe u bën thirrje të gjithëve që të trajtojnë barrierat e vazhdueshme kundër barazisë gjinore.

"Për të mbrojtur gratë, duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët për sa më shumë njerëz", është shprehur ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni