Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve

Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, 3 maj, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëron marrjen e masave për përmirësimin e mjedisit mediatik. Referuar raportit të publikuar nga ‘Reporterët pa Kufij’, kryeministri thotë se do e analizojnë dhe më pas do bëjnë një konsultim me të gjitha palët e interesuara për të marrë veprime për mbrojtjen e lirisë së informacionit, luftimin e dezinformimit si edhe mbrojtjen e të drejtave për gazetarët.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve", shkruan Rama në platformën 'X'.

Rama shkruan se qeveria shqiptare është e shqetësuar lidhur me gjetjen kryesore të raportit, se liria e medias në gjithë botën në kërcënim.

"Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama.

Teksa Rama paralajmëron masa për përmirësimin e mjedisit mediatik, opozita e shigjeton si armik të fjalës së lirë dhe shantazhues ndaj gazetarëve.

Çfarë thotë raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias në Shqipëri?

Në raport thuhet se Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian. Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta. Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor. 

Postimi i kryeministrit Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Dita e lirisë së shtypit, deklaratë e ambasadorëve në Tiranë: Media e pavarur, thelbësore për demokracinë funksionale

1714751211_be.jpg

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ambasadorët në Tiranë u takuan dhe përmes një deklarate ripohuan angazhimin për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes. 

Në reagim, ndër të tjera thuhet se media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale.

Deklarata e plotë

Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë së Medias, si edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Europian u takuan për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, për të ripohuar angazhimin tonë për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Ne përsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë që të vazhdojë të zhvillojë një mjedis mediatik, ku gazetarët profesionistë dhe etikë mund të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. Një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale. Ne theksuam rëndësinë e gazetarëve që raportojnë profesionalisht dhe ruajnë standardet e sjelljes, duke përfshirë shmangien e interesave personale, politike apo financiare.  Ne inkurajojmë mediat shqiptare të nxisin përfaqësime gjithëpërfshirëse dhe të shmangin diskriminimin dhe paragjykimin.  Ne përqafojmë rëndësinë e gazetarisë dhe lirinë e shprehjes në përballjen me krizën globale të mjedisit.

Ne diskutuam mbi shqetësimet për raportet e fundit të sulmeve dhe abuzimeve drejtuar gazetarëve, duke përfshirë diskriminimin me bazë gjinore, dhe ritheksuam angazhimin tonë për të folur hapur kur kjo ndodh. Sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë. Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duartrokasim trimërinë e gazetarëve në raportimin e së të vërtetës duke u mundësuar qytetarëve të marrin informacion të saktë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike.

Ora 14:56
Açka i drejtohet Ramës: Jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e shtypit, gazetarët të pambrojtur! Shantazhe nga politika

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i është drejtuar kryeministrit Rama pas regaimit të tij lidhur me Ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në një reagim në Facebook, Açka shkruan se kryeministri është personi i fundit që mund të bëjë moral për lirinë e fjalës.

Deputetja demokrate shkruan se gazetarët nuk kanë status mbrojtës të veçantë, shantazhohen nga pushteti, s’kanë siguri për vendin e punës, si edhe shumë media kanë informalitet.

"Zoti Kryeministër,

Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.  Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Gazetarët shqiptarë:

- nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur

- paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar

- diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden

- u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike

- nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave

- shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitha format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve

- intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë

- janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë", shkruan Açka. 

Ora 14:49
Avokati i Popullit: Liria e shprehjes themel i një shoqërie demokratike, gati raporti për shkeljen e të drejtave të gazetarëve

1713811472_avokatiipopullit.jpg

Avokati i Popullit ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypi, ku thotë se liria e shprehjes mbetet themel i një shoqërie demokratike.

Në reagimin për mediat Avokati i Popullit njofton se “në vëmendje të respektimit të lirisë së shtypit dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave në ushtrimin e profesionit të gazetarit por edhe më gjerë, Avokati i Popullit, do të hedhë për diskutim në fillim e javës së ardhshme një Raport Përgjithësues.”

Reagimi i plotë i Avokati i Popullit

Në ditën e Lirisë së Shtypit, duhet të mbajmë në vëmendje se e drejta e shprehjes mbetet themel i një shoqërie demokratike. Avokati i Popullit, nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së kësaj lirie thelbësore, në një moment kur gazetarët përballen me sfida për të mbrojtur dhe ruajtur këtë vlerë të çmuar, me qëllim informimin e publikut.

Përsa më sipër, në vëmendje të respektimit të lirisë së shtypit dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave në ushtrimin e profesionit të gazetarit por edhe më gjerë, Avokati i Popullit, do të hedhë për diskutim në fillim e javës së ardhshme një Raport Përgjithësues.

Ky Raport Përgjithësues i Avokatit të Popullit, një mjet institucional mjaft i rëndësishëm, bazohet mbi trajtimin e ankesës së gazetarit Elton Qyno, për të cilin është vlerësuar se ndërhyrja në sferën e të drejtave të Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nuk ka qenë proporcionale dhe as e domosdoshme.

Në referim të këtij raporti, Avokati i Popullit thekson se çdo veprimtari shtetërore, duhet të ushtrohet duke pasur në qendër të drejtat e njeriut. Mbajtja në konsideratë e gjetjeve të këtij raporti, në ushtrimin e aktivitetit institucional dhe veprimeve procedurale, do të ishte tregues i vullnetit për të zbatuar standarde të larta të drejtësisë dhe lirisë së shprehjes në vend.

Avokati i Popullit shpreh besimin se institucionet do të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ruajtur dhe siguruar lirinë e shtypit në shoqërinë tonë. Le të bashkëpunojmë për të mbrojtur dhe për të avancuar këto vlera thelbësore për të gjithë qytetarët dhe për të garantuar që gazetarët të kenë mundësinë dhe sigurinë për të ushtruar detyrën e tyre me integritet dhe liri.

Ora 14:26
Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues të OJQ-ve të medias nga e gjithë Shqipëria.

Wisner theksoi rolin jetik të një shtypi të lirë dhe të pavarur në një demokraci të shëndetshme, duke i thënë grupit se, “asgjë nuk mund ta zëvendësojë guximin tuaj” drejt zbulimit dhe raportimit të së vërtetës.

Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative përmes Investigative Network Albania, një platformë që menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra FOL.

Ora 13:32
Dita e Lirisë së Shtypit, opozita: Rama armik i fjalës së lirë! Zhupa: Për 1 vit, 30 sulme ndaj gazetarëve

Opozita ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Referuar raportit të ‘Reporterëve pa Kufij’, se vendi ynë ka zbritur me 3 vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta, meta fajëson Ramën duke thënë se është armik i fjalës së lirë. Në reagim e tij, Meta inkurajon gazetarët që të vijon pa u trembur misionin e tyre.

“Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias. Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët. Asnjë surprizë! Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri. Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë”, shkruan Meta.

Ndërsa Ina Zhupa thotë se brenda një viti janë kryer 30 sulme ndaj gazetarëve dhe medias në Shqipëri.  Edhe Zhupa në reagimin e saj ka shigjetuar kryeministrin Rama duke thënë se është abuzues dhe shantazhues ndaj gazetarëve.

Ndërkohë, Zhupa përmend edhe rastin e sulmit me armë ndaj Top Channel, ngjarja për të cilën thotë se ende nuk është zbardhur.

“Vetë kryeministri Rama është abuzues, kërcënues dhe shantazhues ndaj gazetarëve pyetjet e të cilëve nuk i pëlqen. Ka krijuar një mjedis lincimi për gazetarët dhe këtë e reflektojnë në sjellje edhe gjithë zyrtarët publik që nuk i përgjigjen gazetarëve apo i lincojnë ata. Në krye të medias publike RTSH është vënë politikani Alfred Peza, duke thyer çdo rregull ligjor. Ai ka larguar 146 punonjes të medias, ku pjesa e madhe e tyre gazetare e punonjes me 20-30 vite eksperienca në këtë televizion dhe në media.

Për herë të parë gjatë 2023 u shpërfill kushtetuta që garanton lirinë e shtypit, mbrojtjen për konfidencialitetin e burimeve dhe prokuroria ka sekuestruar materiale të gazetarit investigativ Elton Qyno dhe ka ushtruar kontroll dhe presion mbi të. Në lidhje me sigurinë e gazetarëve, Parlamenti Shqiptar votoi kundër propozimit tim ligjor për më shumë mbrojtje gazetarëve dhe punonjësve të medias, që goditeshin, dhunohehin për shkak të detyrës në shërbim të interesit publik.

Në mars të vitit 2023, selia e Top Channel ishte shënjestër e një sulmi të paprecedentë me armë automatike që vrau një nga rojet e sigurisë dhe ende nuk kemi asnjë fajtor për këtë. Mediat kritike përballen me sulme qeveritare të lidhura edhe me bizneset e tjera të pronarëve të medias. Ndërsa financimi shtetëror nëpërmjet reklamave ndahet si shpërblim për ata që nuk kanë qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Si anëtare e komisionit të medias gjykoj se puna e komisionit tonë lë për të dëshiruar, në 3 vjet asgjë në këtë drejtim. Kërkesa ime e fundit për një mbledhje pikërisht me këtë fokus u kundërshtua sepse prekej kryeministri i tyre, cënuesi më i madh i medias. Media e lirë është frymëmarrja e demokracisë, heshtja e vret demokracinë", shkruan Zhupa. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serxho: 03/05/2024 16:59

    Une keto nuk i kuptoj per cfar liri shtypi flitet,kush i shtypi sepse "shtypsat "me te medhenj ne shqiperi jane pronaret e medjave ata nuk lene gje pa thene e bere,ka gazetar e gazetare rembythje qe nuk lene gje pa trilluar duke hyre ne jeten private te cdo njeriu.Liri me te madhe dhe te cuditeshme se ketu zor se gjen pale pastaj pronaret e port-haleve qe gjen idjotizma pa fund.

    Përgjigju
  • Pena: 03/05/2024 16:42

    Media eshte shume e lire dhe e leshuar komplet, por nuk eshte e pavarur!! Ate minute qe do marre pavaresine, ate minute fiton lirine dhe sovranitetin demokratik!!! Ndryshe do hiqet zvarre si sot pakryer punen dhe misionin e vet.

    Përgjigju
  • Niku: 03/05/2024 15:27

    O Zot, o Zot, flasin per mbrojtje te gazetareve ata qe gazetaret i kane rrahur me shkopinj gome dhe qe ju kane vene flaken gazetave. Ramen e keni share me liber shtepie, goditur me veze e domate, dhe s'ju ka ndodhur gje. Saliu ju ka syrgjynosur ne Amerike e Evrope me azil politik dhe s'bete gek-mek. Ptuuu race e keqe.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 03/05/2024 14:41

    Medja në Shqipëri është e kapur 99 % nga SALI RAM BERISHA KM në 2005,përveç REP.TV që Sb e sulmon çdo rast se thot të vërtetën e korrupsionit të tij Familjar e me ha-le-atët-Sipas DASH.Shumica e pronarëve të medjeve janë bër OLIGARK në kohën e S.Berishës. -Qeveria nuk ka gjobitur asnjë medje shpifse,përveç SALIU QË GJOBITI TOPÇENELL kur ishte KM & i zaptoi zyrat,ndërsa E.Rama i dha tokë për zyrat aktuale. -Medjet në Shqipëri më shumë SHPIFIN PËR QEVERINË & nuk i ka shantazhuar askush. -Raportet pa kufi që ul medjen 3 shkallë është INFORMAR NGA SALIZMI SHPIFSI MË I MADH NË SHEK.21. -Saliu flet nga ballkoni 8 çdo natë kundra ligjit & nuk e ndal askush..! -Vrasja e rojës e TOPÇENELLIT nuk është bërë nga Qeveria që akuzon SHPIFSJSA INA ZHUPA E SALIUT.Se nuk është gjetur Vrasësi rojes,nuk ka fai qeveria si për shumë raste të tjera të bëra nga TERRORSTËT E ARMATOSUR NGA SB 97. -Sa të jet Sb në liri,nuk do ket stabilitet në Shqipëri.ZHURMËN NË SHQIPËRI E BËN SB PËR TË HELMUAR MJEDISIN SHQIPËTAR E ND/KOMBËTAR. -REPORTER PA KUFI DUHET TË JAPI FAKTE SE KUSH ABUZON ME MEDJET 99 % TË SALIUT-TMERR I KOMBIT SHQIPËTAR.

    Përgjigju
    • Doc: 03/05/2024 18:59

      Ilaçet...... Qënke rënduar. Mos i lër më ilaçet...

  • veronika: 03/05/2024 14:33

    Te mbeshtetet gazetaria investigative por ti kontrollojne ti kene me te sakta ato qe thone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para