Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Kolegët dhe anëtarët e familjes luten në funeralin e kameramanit të Al Jazeera, Gaza

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet sot në një kohë veçanërisht të rrezikshme për gazetarët në mbarë botën, me luftën e Izraelit ndaj Gazës duke u bërë konflikti më vdekjeprurës për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Kjo ditë kremtohet çdo vit më 3 maj me qëllimin të sjellë në vëmendje punën e gazetareve e të nxjerrë në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit të këtij viti është: ‘Një shtyp për planetin: Gazetaria përballë krizës mjedisore.’

“Kur humbim një gazetar, humbasim sytë dhe veshët për botën e jashtme. Ne humbasim një zë për ata që nuk kanë zë”, tha në një deklaratë sot Volker Turk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Dita Ndërkombëtare e e Lirisë së Shtypit u krijua për të festuar vlerën e së vërtetës dhe për të mbrojtur njerëzit që punojnë me guxim për ta zbuluar atë.

Periudha më vdekjeprurëse për gazetarët në Gaza

Më shumë se 100 gazetarë dhe punonjës të medias, shumica dërrmuese palestinezë, janë vrarë në shtatë muajt e parë të luftës në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).

Zyra e medias e Gazës ka numrin në më shumë se 140 të vrarë, që mesatarisht është pesë gazetarë të vrarë çdo javë që nga 7 tetori.

Sa gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2024?

Deri më tani në vitin 2024, sipas CPJ-së, janë vrarë 25 gazetarë dhe punonjës të medias. Të paktën 20 nga të vrarët ishin në Palestinë. Ndërsa dy u vranë në Kolumbi, dhe nga një në Pakistan, Sudan dhe Mianmar.

Në vitin 2023, më shumë se tre të katërtat e 99 gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në mbarë botën vdiqën në luftën Izrael-Gaza, shumica e tyre palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza.

“Që kur filloi lufta Izrael-Gaza, gazetarët kanë paguar çmimin më të lartë, jetën e tyre, për të mbrojtur të drejtën tonë për të vërtetën. Sa herë që një gazetar vdes ose lëndohet, ne humbasim një fragment të asaj të vërtete,” tha drejtori i programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?