Dita ndërkombëtare e mësuesit, Meta vlerëson pas vdekjes një arsimtar me titullin 'Naim Frashëri': La gjurmë të pashlyeshme duke edukuar brezat për 40 vite

Dita ndërkombëtare e mësuesit, Meta vlerëson pas vdekjes një arsimtar me titullin 'Naim Frashëri': La gjurmë të pashlyeshme duke edukuar brezat për 40 vite

SHËNGJERGJ- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar pas vdekjes mësuesin Ymer Distafa, me Titullin “Naim Frashëri”.

Ky titull i është dhënë me motivacionin: Në vlerësim të përkushtimit të jashtëzakonshëm për zhdukjen e analfabetizmit dhe konsolidimin e arsimit shqiptar, pas çlirimit të vendit. Në nderim të punës së palodhur në Shëngjergj për përçimin e diturisë dhe edukimin shoqëror e kulturor të brezave të rinj, si dhe për kontributin 40-vjeçar të dhënë si mësues fisnik në fushën e arsimit në këtë zonë.

“Jam i lumtur që ndodhem, në Shëngjergjin e mrekullueshëm për të vlerësuar një bir të shquar të kësaj zone, mësuesin e nderuar Ymer Distafa. Edhe pse për disa vite, iu ngarkuan detyra të rëndësishme drejtuese në fushën e arsimit, ai kërkoi të kthehej të jepte mësim në zonën që e donte aq shumë, në Shëngjergj. Kontributi i tij prej 40 vitesh, për edukimin e brezave të rinj në Shëngjergj ka qenë shumë i vyer dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Në vitet e para pas Çlirimit, ai, punoi me përkushtim për zhdukjen e analfabetizmit dhe konsolidimin e arsimit shqiptar dhe më vonë, me përkushtim e energji, formonte nxënësit e tij dhe përçonte diturinë, duke e ngritur arsimin e kësaj zone në nivele të larta. Ymer Distafa iu dedikua edukimit të brezit të ri, me njohjen e historisë së vendit dhe popullit tonë dhe sidomos, për njohjen e ngjarjeve të luftës antifashiste. Është një titull i veçantë, sepse i jepet ‘Naim Frashëri’, që mbart emrin e poetit, shkrimtarit, një prej përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes tonë Kombëtare, bilbilit të gjuhës shqipe, që aq bukur i këndoi mallit e dashurisë për atdheun, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të kombit tonë”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë