Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi për mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson se kontributi i tyre është thelbësor për avancimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, drejt përmbushjes së standardeve europiane.
Rama nënvizon gjithashtu edhe rëndësinë e garantimit të shërbimeve cilësore, aksesit dhe kujdesit të barabartë për çdo qytetar.
“Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Dita Kombëtare e Mjekëve nderohet më 30 mars të çdo viti. Kjo ditë u krijua për të njohur mjekët, punën e tyre dhe kontributet e tyre në shoqëri dhe në komunitet. Kjo ditë është regjistruar si e tillë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata humanitare Médecins Sans Frontières.
Komente











