Dita Ndërkombëtare e Muzeve
Ekspozitë me 100 foto të Durham

Dita Ndërkombëtare e Muzeve<br />Ekspozitë me 100 foto të Durham
Në kuadër të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesëmarrës të një sërë aktivitetesh, ndërsa në të gjitha muzetë kombëtare hyrja do të jetë falas.

Muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale janë mobilizuar për të ofruar një sërë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.

Ndër aktivitet më të rëndësishme vecohet çelja e ekspozitës “Thesare të fshehura” në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat me një cikel ikonash dhe objektesh të shenjta, të paekspozuara më parë. Bëhet fjalë për ikona që dergjeshin për vite të tëra në bodrumet e harruara të drejtorisë rajonale të kulturës, që specialistët dhe restauratorët e DRKK-së, Berat, i kthyen në laboratorë restaurimi dhe me shumë dashuri i pastruan, restauruan në këta tre vjet dhe sot ia kthejnë publikut me shkëlqimin e tyre siç artistët e historisë së artit shqiptar na i lanë.

Pjesë e aktiviteteve është edhe prezantimi, për të parën herë, të rreth 100 fotove të panjohura të Edith Durham, në Muzeun e ri Kombëtar Marubi, Shkodër, nga albanologu që e ndërtoi këtë koleksion, Robert Elsie.

“18 maji ka kuptim të veçantë për Ministrinë e Kulturës, në kuadër të angazhimeve për të rijetëzuar trashëgiminë kulturore dhe premtimeve të mbajtura për të rritur numrin e vizitorëve në të gjitha sitet kulturore. Nëpërmjet aktiviteteve të kësaj date, ne dhe muzetë i dëshmojmë publikut sfidat për të mbetur një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Kulturës.

Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 37 vjetësh. Gjatë vitit 2013 afro 35,000 muze të shpërndara në 135 vende të botës nga të pesë kontinentet (Amerikë, Afrikë, Azi, Europë, Australi) u përfshinë në aktivitete të ndryshme për të përkujtuar 18 Majin.

Objektivi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin se “Muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit dhe pasurisë kulturore, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve". ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave