Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Zonja e Parë viziton muzeun ‘Gjergj Kastrioti’: Ka rritje të vizitorëve të huaj dhe vendas

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Zonja e Parë viziton muzeun ‘Gjergj Kastrioti’: Ka rritje të vizitorëve të huaj dhe vendas

Zonja e parë, Armanda Begaj

Zonja e parë Armanda Begaj vizitoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbej” në Krujë.

Ajo  zgjodhi këtë muze të mirëkonceptuar nga pikëpamja didaktike për të përcjellë mesazhet saj mbi rëndësinë që ka edukimi i fëmijëve, njohja  e historisë, si dhe njohja e kulturës shqiptare nëpërmjet muzeve.

“Jam veçanërisht e kënaqur që mësova nga drejtori i muzeut z. Mehdi Hafizi se muzeu ka një rritje të interesimit të vizitorëve të huaj e vendas, e veçanërisht të nxënësve të shkollave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Unë besoj se njohja e historisë kalon jo vetëm nëpërmjet orës së mësimit dedikuar asaj, por edhe nëpërmjet vizitave në muze,  siteve arkeologjike që janë vende të rëndësishme  të pasurimit kulturor, të shkëmbimit kulturor, të zhvillimit e të mirëkuptimit.  Muzeumet janë ndër vendet me edukative”- tha zonja Begaj.

18 Maji është që prej vitit 1977 Dita Ndërkombëtare e Muzeve dhe shërben si një ditë ndërgjegjësimi mbi rolin që mund të luajë muzeu në formimin dhe pasurimin e dijes njerëzore.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën