Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla së bashku me disa nxënës të dalluar të shkollave 9-vjeçare në vend vizituan këtë të hënë “Albcontrol-in” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punonjësve të Trafikut Ajror.

Nxënësit vizituan disa nga mjediset e Qendrës së Kontrollit të Trafikut Ajror dhe panë nga afër sesi funksionon kontrolli i trafikut ajror. 

Nikolla tha së është e domosdoshme që të rinjtë të njihen edhe me profesionet e panjohura, siç është edhe kontrolli i trafikut ajror dhe të orientohen drejt tregut të punës.

Vizita e Nikollës dhe nxënësve shkoj më tej, në Kullën e Qendrës së Kontrollit të Trafikut Ajror për të parë edhe mënyrën sesi një avion shkëputet nga toka.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)