Pite kineze me qepë të njoma

Përbërësit:

  • 300 g miell Ola
  • 150 ml ujë i nxehtë
  • 1 lugë vaj
  • 1 lugëz kripë
  •  
  • Mbushja:
  • 2/3 qepë të njoma
  • 3 lugë vaj i nxehtë

Përgatitja:

Formojmë brumin me miell, kripë, vaj dhe ujë të nxehtë. Nxehim vajin edhe ia shtojmë qepëve të grira imët. Lyejmë tavolinën me vaj, hapim petën me rul dhe e mbushim me qepë. E mbledhim role si kërmill, edhe e hapim përsëri me ndihmën e një letre pjekje sipër që të mos ngjisë e të dalë mbushja. E pjekim në tigan të parangrohur nga të dy anët. E shërbejmë me salcë soje.