Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit
në Tiranë, “ndizet” Parku Rinia

Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit<br />në Tiranë, “ndizet” Parku Rinia
Një maratonë e madhe vallëzimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit në parkun Rinia. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit. Po ashtu, nuk mungojnë artistët e ftuar dhe surprizat që përmban një festë e vërtetë.

Qytetarët e pranishëm po shijojnë artin e vallëzimit dhe atmosferën festive. Profesionistë, amatorë, të pasionuar, të gjithë vallëzojnë me të njëjtin motiv: “Vallëzim non-stop”.
Nuk ka munguar entuziazmi. Koreografë dhe balerinë profesionistë kanë nxitur sot talentin dhe impulsin natyral të njeriut për të vallëzuar.

Aktiviteti është zhvilluar nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Drejtorisë së Promovimit të Qytetit dhe do të vijojë deri në mesnatë me valltarë nga 16 shkolla dhe studio kërcimi.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri