Vishu blu sot në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, por mos harro mbi të gjitha të tregosh mirësi, është kjo fushata LightItUpBlue, e cila synon arritjen e mirëkuptimit dhe pranimit të personave të cilët vuajnë nga autizmi.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, kujtohet çdo vit për t'i bërë njerëzit të kuptojnë dhe pranojnë personat me autizëm, të nxisin mbështetjen në mbarë botën dhe të frymëzojnë njerëzit për të krijuar kushtet e përshtatshme për ta.
Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në mesazhin e tij theksoi se kriza ka krijuar pengesa dhe sfida të reja,
” Në një kohë kur të gjithë punojmë së bashku për të rimarrë veten nga pandemia, qëllim kryesor duhet të jetë ndërtimi i një bote më gjithëpërfshirëse , që njeh kontributet e të gjithë njerëzve, në veçanti të atyre me aftësi të kufizuara.”
Për shkak të pandemisë aktivitetet e planifikuara do të mbahen online dhe do të diskutohet për mundësinë që mund të krijohen për punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, pavarësisht nga gjinia, raca, statusi socio-ekonomik i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
25 Gusht 2024, 20:26
-
Këngëtarja shqiptare zbulon se fëmijët e saj janë me autizëm: Engjëj që japin dashuri pa kushte
23 Maj 2024, 13:01
-
Psikologia Elona Hasko: Kujdesi i veçantë që duhet të tregojmë me fëmijët autikë
10 Prill 2024, 17:20
-
Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu
2 Prill 2024, 21:11
-
Çdo ditë betejë për të fituar ‘luftën’, 2 djem sfidojnë autizmin për ëndrrat! Beneti kamerier, Laerti: Do bëhem mësues! Nënat: Na duhet ndihmë
2 Prill 2024, 18:22
-
Punimet e fëmijëve me autizëm shiten tek sheshi ‘Skënderbej’, paratë shkojnë për nevojat e tyre! 17 vjeçari ekspozon pikturën e tij kuqezi
2 Janar 2024, 19:28
-
Autizmi ‘flet’ përmes talentit dhe barrierat bien! Mbrëmje gala në hollin e Teatrit të Operas, mesazhi i të riut autik: T’i lëmë mënjanë paragjykimet
21 Nëntor 2023, 15:47
-
SPECIALE/ Asnjë sfidë nuk është e pakalueshme kur udhëheq dashuria, rrugëtimi i Lorit me djalin e saj Tomasin, që vuan nga autizmi
8 Prill 2023, 18:07
-
Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu! Begaj: Më shumë dashuri ndaj personave me çrregullime të spektrit autik
2 Prill 2023, 19:39
-
Dita botërore e Autizmit, rrëfehet nëna e Sidritit: Si e kuptova që kishte diçka që s’shkonte, terapia e ndihmon por kushton! Shteti na jep vetëm pagën minimale
2 Prill 2023, 19:09
-
Muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, prindërit: Kushi e vetmja që s'priti fëmijët autikë! Shërbimet për trajtimin të pamjaftueshme
22 Prill 2022, 20:20
-
Mos thuaj kurrë ‘Përse mua?’...Nga nëna e një fëmije me autizëm
2 Prill 2022, 17:51