KELCYRË- Të jetosh me shiun është realiteti i dhimbshem per familjen Memo në fshatin Katundisht të Këlcyrës. Çatia ka dalë jashtë funksionit dhe pikat e shiut depërtojnë brenda, pavarësisht plastmasit blu që është vendosur për të ndalur paksa rrjedhen e ujit. Muret dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, ndërsa dyert dhe dritaret nuk mbyllen, duke e bërë jetën nën këtë çati një sfidë të rrezikshme.
Anushe Memo me lot në syn a tregon se ka tre fëmijë, dy prej të cilëve të sëmurë: Njëri me autizëm dhe tjetri me probleme serioze shëndetësore. Pensioni i pjesshëm i invaliditetit, me vlerë 12 mijë lek në muaj nuk mjafton as për ilaçe.
"Kam nevojë për ndihmë, shtëpia po bie, dy fëmijë i kam të sëmurë, njëri autik nuk flet. Kryetari i Bashkisë më gënjeu për shtëpi. Ne flejmë në ujë. Muret mund të rrëzohen mbi ne. Ju lutem, ndihmoni të kem një shtëpi në qytet," thotë Anushja.
Djali i madh, Bledari tregon se kryetari i bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni dhe kandidatët për deputetë e kanë parë gjendjen e tyre gjatë fushatave elektorale por pasi kanë marrë votat janë larguar pa u dhënë asnjë ndihmë.
"Shtëpia në mot me shi mund të bie (shembet). Na gënjyen, morën votat dhe nuk erdhën."
Kryetari i fshatit Katundisht, Ilirian Muhaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Këlcyrës, shprehet se propozimet për ndihmë nuk janë miratuar nga mazhoranca në këshill por apelon organizatat joqeveritare dhe bizneset t’I vijnë në ndihmë familjes Meto.
"Ndihmojnë njerëzit që janë në punë, ndërsa këta që janë në mjerim marrin vota dhe nuk i ndihmon njeri. Kushdo që i ndihmon bën sevapë."
Familja Memo përballet çdo ditë me frikën se shtëpia mund t’I zërë brenda, ndaj nëna me lot në sy lutet për shpëtim.
“Vetëm të shpëtojnë fëmijët për mua s’ka gjë”, apelon ajo.
Komente










Po hapni nje llogari bankare per to te ndihmojme disi
Përgjigju