Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites. Por pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.