Ditari i Kuniqit: Në vegjëli isha
si arushi që kërkonte babane

Ditari i Kuniqit: Në vegjëli isha <br />si arushi që kërkonte babane
Në pjesën e katër të botimit të ditarit të vrasësit serial Sadik Kuniqi në Shqiptarja.com hidhet dritë në lidhje me kujtimet e tij të fëmijërisë. Kuniqi ishte i bindur se kishte ardhur nga një tjetër botë, ndërsa kujton me detaje vuajtjet në fshatin ku ka jetuar dhe lutjet e tij për të shkuar e për të jetuar tek të afërmit e tij që jetonin në zona më të mira. Në këto kujtime dalin në pah konfliktet e tij me të atin të cilin e quante një koprac të tmerrshëm, por edhe tendencat e tij për t'i zënë vendin të atit ku në disa biseda ai përmend faktin se i ati e kishte kapur për fyti pasi e kishte akuzuar se Sadik kuniqi donte t'i merrte vendin atij.

Në moshën 4-5 vjeçe kisha nis të mendoja, më dukej asgjë, këtu më dukej se kisha ardh si mysafir, dilja rrugve se nuk shifja ndonjë nga ata njerëz që kisha jetuar dhe luajtur bashkë, tani më dukej si ajo kino-novela "Arushi kërkon babanë" dhe unë kisha dalë të kërkoja babanë, nanën, motrat dhe vëllezërit e mi, të gjithë të afërmit e shokët dhe shoqet. Dilja në rrugë dhe pyesja a mos e keni parë babanë tim e quajnë Muhamet dhe nanën Hatixhe , pyesja për motrën Zenepen që për mua ishte më e dashura se ajo më donte më shumë nga të gjitha.

Kujtoja Qazimin e Ibrahimin motrat e mija Kulturën e Rukijen dhe të përkëdhelurën Fatimen. Kujtoja dhëndrin Osmanin i cili më merrte me vete nga mbrapa si shoqërues kur shkonte me bo horrllëqe me kurvat i cili më donte shumë edhe unë e doja shumë dhe kudo që shkonte ai unë shkoja nga mbprapa se ishte njeri shumë i mirë, i butë i dashur, i mëshirshëm dhe shumë i pashëm. Kishte tamam bukurinë e Mirës e cila i ngjan komplet atij nga fizionomia e jashtme. Kujtoja Afsanë ku në prehërin e saj të dashur dhe të ngrohtë vazhdimisht më zinte gjumi. Kujtoja Marijen të bijën e cila më donte dhe më përkëdhelte si të birin e saj, Ibrahimin e të gjithë me radhë. Në moshën 6-7 vjeç në fshatin tonë të bukur dhe aq piktoresk ku unë kam lindur për së dyti ku burojnë burime me ujë të ftohtë nga bjeshkët e maleve të larta, në atë fshat të vogël ku isha i rrethuar nga armiq të shumtë të egër dhe të pabesë nga të katër anët, vjen një ditë Zenepja ose Pandora siç e ka tamam, e pashë nga larg e dallova vrapova me shpejtësi dhe fluturova në krahët e saj si zog, e puthja dhe e përqafoja Zenepen nga malli.

I drejtohem Zenepes duke i thënë a ke ardh për të më marrë mua. Ajo ishte e shoqëruar me një melek, unë bisedoja me Zenepen kurse meleku bisedonte me nanën time ose Hanifen që e kishte këtu. E pyesja Zenepen si jetonte ajo, a kishte pemë në fshatin ku jetonte ajo dhe veçanërisht e pyeta a ka qershia, ajo më tha ka qershia atëherë juve hani pemë e qershia kurse unë këtu s'mundem me e mbush barkun me bukë dhe jo me diskutu për pemë e qershia, këtu ka të varfër ku s'na del as të mbushim barkun me bukë, ku në dimër bie borë 2 metra, shiko si jam veshur unë me tesha të vjetra të këqija shikoje Zenepen me fustan dhe këpucë të bukura. Meleku më tha Zenepja është vajzë dhe Zenepes sot ia bleva Ne po vdesim urije për bukë kurse juve hani qershia , neve hedhim valle me minjtë që janë sa një mace në magazina për me marrë 10 kg misër. Emrin e kishte Ramazan por i thërrisnin Cicko ngaqë kishte pirë cicë 9 vjet rresht te e ama.

Cickoja ishte bërë 2 metra burrëdhe na ishte bërë dhe Kryetar i Këshillit të fshatit Gjinovc. Mbas asaj këmbënguljeje që unë të shkoja të jetoja te Zenepja dhe bashkë me Zenepen dhe nuk u pranua që unë të shkoja por ishte vendos që unë të vuaja dënimin në fshatin Gjinovc në mes armiqve të shumtë dhe të panumërt atë ditë më krijuan mundësinë me fol me nanën Hatixhe lart dhe ata qeshnin me mua se më kishte marrë malli me hangër qershia duke shprehur për mua dhimbje dhe keqardhje për vuajtjet dhe vështirësitë që po kaloja. Kur isha 8 vjeç vjen nga lart babai, baba i thënçin me emrin Muhamet kur unë isha duke luajtur me shokët e lagjes në oborrin e shtëpisë, më thërret me emrin Abdullah unë iu përgjigja dhe e kisha harruar fare, por ai menjëherë më boni që ta kujtoj më kapi më përqafoi dhe unë e përqafova, më dha diçka më duket se rrush të thatë dhe ashtu siç ma dha unë ja shpërndava komplet shokëve me të cilët isha duke luajtur.

Mbasi e hangrëm pakon që ma solli u futëm brenda dhe ai ishte duke biseduar me nanën time të shtrenjtë me atë që ishte bërë shkusinë për me u martu me shoqen e saj të ngushtë Hatixhen. Mbasi biseduan për pak kohë ai u nis me dal me shku andej nga kishte ardh i dha nanës 100 lekë a 200 nuk e di por e theksoj se ishte një koprac i tmerrshëm në Shkodër, ishte koprac i pashembullt, nana më tha i kanë florinjtë me arka dhe shiko çfarë më la s'ka turp dhe nana s'donte me ja marr as ato. Mbas njëfarë kohe vjen prapë, unë isha te çezmat që i kishim afër shtëpisë bashkë me një komshijen tonë të cilën e quanin Beglije dhe ajo i thotë se përpara se të shkosh te Anifja duhet të vish te unë se je dhandri jonë se Afsaja është mbesa jeme dhe ai u drejtua për të shkuar te shpia e saj.

Ai u kthye dhe shkoi. Sadiku ka ardhur këtu për të të zëvendësuar ti i tha ajo se Sadiku nuk është dërguar këtu për dënim se Sadiku s'ka bërë asnjë faj. Për dënim jemi dërguar neve të tjerët jo Sadiku se Sadiku është dërguar nga Zoti për profet, jo ngulte këmbë ai unë jam profeti i fundit vula e profetëve, ajo tha nuk e di nuk e di a je i pari apo i fundit ti, por Sadiku do të zëvendësojë ti dhe mbasi më shikoi e më vrojtoi e mirë u bind për ato që i tha Beglija dhe u nis me dal jashtë mua më kapi për qafe me inat dhe dolëm jashtë. Duke ecur jashtë rrugës më kapte mua për fyti dhe ma shtrëngoi fytin gati për t'ma mbytur tek nana nuk u kthye fare por iku pa u takuar me nanën. Kur isha akoma pa mbushur 9 vjeç në orën 7 të mëngjesit vjen te shtëpia një vajzë Shkodrane 5 vjeçe.
Zoti i kishte dhënë mend sikur të ishte 100 vjeçe. Troket te dera dhe nana e hap derën, hyn brenda duke iu marrë fryma e pyet a je nusja e Sadikut, po i thot nana, vajza ishte Keti D, e bija e E.D, vajza ishte nga Shkodra në atë kohë kishte ardh arsimtare në Klenjë dhe e kishte marrë të bijën me vete. Sapo futet brenda Keti i thotë nanës fshehe Sadikun në një vend të sigurtë se Sadikun duan me e mbyt, po kush don me e mbyt Sadikun moj Keti i thot nana, Keti u përgjigj nuk ta tregoj pa ma dhanë fjalën dhe besën që kur të rritemi t'ma japësh Sadikun për burrë i tha Keti, mirë i tha nana ta jap fjalën se do e jap Sadikun për burrë.

Pasi mori fjalën dhe besën Keti filloi të tregonte. Është H.Kuniqi që do me e mbyt tha por tjetrin nuk e tregoi por që nana e kuptoi se tjetri ishte babai i saj E.Dracini por Keti nuk donte ta tregonte. Ndërsa H.Kuniqi ishte nipi i Muhametit i biri i asaj kurvës së përkëdhelur Fatimes, po edhe ajo e ka marrë dënimin e merituar se edhe ajo ka zbritë poshtë dhe tani është 2 vjeçe. Nja dy tre javë pas kësaj ngjarje vjen Muhameti më gjen te shpia ime më gjen mua dhe nanën dhe unë desha ta përqafoja kurse ai më dha një të shtime me forcë dhe gati sa nuk ma çau kokën në mur dhe mu drejtua me fjalë të ashpra duke më than se ti don të më marrësh pozitën dhe gruan Aishen por unë më tha nuk do të lë as pozitë as gruan Ajshen që e kam marrë që 7 vjeçe dhe nuk të lë që ti marrësh ti.

SHENIMET/GRUAJA ME KA BERE DISA ATENTATE ME MINA DHE TRITOL

Një armike e madhe në ditarin e Kuniqit rezulton ish-bashkëshortja e tij të cilën e akuzon si armike të betuar dhe autoren e disa atentateve të bëra ndaj tij. "Më datën 4 Shtator 1994 para se të shkoja në Tiranë më thot kjo kurvë(i referohet ish bashkëshortes) e poshtër Sadik do të jap një çantë me vehte që e ka lënë një shoku jot këtu, merre dhe ai do të vijë dhe do të takojë në Tiranë se don me t'bo një surprizë, do t'mbënte kapteri i zgjebosur para se të hidhesha në erë me gjithë pasagjera dhe me gjithë Tren nga mina me sahat që kishte sjell te shpia jeme ai kapter i zgjebosur me gjithë atë kurvë të fëlliqur. E pyeta këtë kurvë po kush është ai shok që ka lanë çantën por nuk më tregoi por më tha do ta njohish në Tiranë kush asht. Unë e mora çantën pa ditur se çfarë ka brenda në të dhe u nisa për te treni, kjo çantë brenda kishte pas të mbështjellë minën me sahat, me atë minë me sahat donin t'më vrisnin mua por jo vetëm mua, por me qindra pasagjer të pafajshëm që do të udhëtonin në tren bashkë me mua, me minën me sahat me vete , minë që e kishte sjellë në shtëpinë teme kapteri i zgjebosur. Një prekje e pakujdesshme nga një fëmijë do ta shkaktonte hedhjen në erë të komplet pallatit dhe do të shkaktonte me dhjetra viktima të pafajshme apo dëme materiale të pallogaritshme për shkak të kësaj kurve që donte të martohej me atë kapter të qelbur, të vriteshin me dhjetra njerëz të pafajshëm", - shkruan Kuniqi në ditar. Më tej vrasësi serial e akuzon të shoqen se për 27 vite me radhë me anë të magjive i kishte dëmtuar kujtesën dhe e kishte bërë të harronte padrejtësitë dhe atentatet që kishte pësuar. Urrejtja e Kuniqit përfshin dhe djemtë e tij të cilët i etiketon si kodoshë. "Mua personalisht ma ka shkatërruar kujtesën kjo kurvë dhe familja e saj komplet e degjenerume, pastaj më kanë përdor si skllav si shërbëtor për të punuar për ta mbajtur këtë kurvë me gjithë kodoshët e saj të qelbur dhe të panumërt duke i paguar me pare duke i ushqyer me 5-6 palë meze gjëllë e pije, duke i blerë ndrresat e trupit dhe duke ja larë edhe brekët duke i paguar edhe pare sa kushton 1 dhomë, mua më kishte spostuar thjesht në një çirak të saj dhe të kodoshëve. Ajo ka zaptuar shtratin me kodoshat e saj, kurse unë te dhoma tjetër në divan, duke ma mbyllur derën me magji. Me magjitë që din me bo nuk isha në gjendje me i bo ballë kësaj kurve të poshtër dhe të fëlliqur, din me t'bo perde syve sikur 100 veta ti kesh përpara nuk je në gjendje të shikosh asnjë njeri. Din me të vu në gjumë që të mos jesh në gjendje me u çu nga gjumi për 3 ditë. Din me i mbyll dyert si me i saldu me oksigjen, bile saldimin mund ta prishësh dhe ta hapësh derën, kurse magjinë e saj nuk mund ta prishësh veçse kur ta zgjidh ajo vetë", - shkruan Kuniq.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë