Mëngjesin e djeshëm zgjimi ishte në orën 5.00 të mëngjesit. Si në ushtri, madje të shoqëruar me ushtarë. Grupi i gazetarëve qëndron në një nga tendat e "Camp leathernack" në bazën e Helmandit, dhe duhet thënë se rregullat janë njëlloj për të gjithë, si për ushtarët, ashtu për civilët, po njëlloj për mysafirët e gazetarët. Xhef, ushtari i US Navy që na shoqëron në udhëtim vec eskortës së vënë prej NatO-s na tregon se duhet të bëhemi gati. Jemi vendosur në një tendë, në njërën nga mijërat tenda që janë brenda 32 kilometrave katrorë, pra 6 kilometra gjatësi dhe 6 kilometra gjerësi. Kampi amerikan në Helmand, duhet thënë se është një qytezë më vete.
Pasi zgjohesh, duhet të bësh disa metra të tëra rrugë për të shkuar diku në fund e për të kryer nevojat e mëngjesit. Përveç të tjerave, përpara se të mbërrish, mirë është të kesh marrë me vete një "sleeping bag", sepse nëse nuk e ke, në situatën e motit ku temperaturat kalojnë nën zero, mund të ngrish së ftohti. Unë nga Shqipëria nuk e kisha marrë me vete një "sleeping bag", por e bleva në Kabul përpara se të shkoja në Helmand, dhe besoj se ky është investimi më i mirë i këtyre ditëve, për të fjetur...të paktën ngrohtë.
"Ka ndodhur një sulm vetëvrasës në bazën e Kandaharit, një ushtar amerikan dhe katër ushtarë afganë janë vrarë". Ky është lajmi i parë që dëgjoj. Kjo ka ndodhur në Kandahar, nuk ka ndodhur në Leathernack ku unë jam vendosur. Por sapo dalim nga tenda të gjithë bashkë në orën 6.00, sheh se lëvizjet e ushtarëve janë më të shpeshta, e se kjo çështje është marrë vesh nga të gjithë. Për momentin, ashtu sikurse unë mendova, ma merr mendja se gjithkush ka thënë: si është e mundur në Kandahar. Megjithatë drejtohemi të gjithë drejt mencës për mëngjes.
Menca amerikane
Një kapanon i madh, i ndarë në tre pjesë të mëdha, dhe me shërbim gati self service është në dispozicion të pothuajse 17 mijë ushtarëve që jetojnë në këtë bazë. Po si ushqehesh aty? E vetmja gjë që duhet evidentuar është fakti se ushqimi është amerikan, e meqënëse gatuhet nga një personel afgan, ka disi "shije afganase". Do të thotë konsum i madh lekësh. Aty mësova se ushqimi vjen direkt nga amerika. Pra të ushqehen mëngjes, drekë, darkë, 17 mijë ushtarë, gjithcka vjen me kontenierë të mëdhenj nga USA. Që nga byftekët, pijet, uji, salcat e ndryshme, domatet, djathi e gjithcka e ngrënëshme nuk u besohet afganëve, përveçse në gatim.
Në mencën e ushtarëve shërbejnë gjithsej 100 kamarierë e shefa guzhine, e pothuajse të gjithë janë të punësuar nga US Army dhe janë afganë. Ka disa avionë që udhëtojnë çdo ditë dhe sjellin kontenierë të mëdhenj që brenda kanë ushqimin e ushtarëve. Nuk ka nevojë të ta konfirmojë dikush, kjo tregon se në raste të tilla, sidomos lufte, sidomos në një bazë të tillë si Helmand, që është në kufi me Pakistanin dhe ku rreziku rritet, amerikanët, edhe ushqimin ia besojnë vetëm vetes. Dhe unë mendoj: janë me dhjetëra fluturime që bëhen drejt bazës Leatherneck për të ushqyer ushtarët amerikanë.
Lendsi, është një tenente amerikane që punon në bazë e pikërisht te zyra e shtypit. Gjatë qëndrimit tonë në bazë për çështjet organizative nuk na ndahet. Ajo ka një furgon të vogël që na gjezdis poshtë e përpjetë për të parë se ku është vendosur gjithcka në këtë kamp. Dhe ka nga të gjitha: supermarket, kujdesi për femrat, menca, tualetet, një vend për argëtimin e ushtarëve amerikanë. Ka një rregull strikt: nuk lejohen pijet alkoolike. Një ushtar mund të pijë vetëm 2 herë në gjashtë muaj, dhe tani një herë i takon për festën e krishtlindjeve dhe njëherë tjetër duhet ruajtur për ditëlindje apo ndonjë aktivitet tjetër. Lendsi më tregon se në këtë bazë mund të jenë vendosur ndoshta 400-500 vajza por numrin e tyre nuk e ka të saktë.
Tenda e argëtimit
I vetmi argëtim i ushtarëve amerikanë është një tendë e madhe e vendosur në mes të kampit, e cila në momentin që e vizitova kishte një atmosferë tepër familjare. Aty brenda gjen gjithcka që mund ta kesh edhe në shtëpi: kolltuqe, televizorë, një fushë bilardoje, tavolina ku mund të qëndrosh të luash letra apo shah, mund të pish kafe, caj, ujë pa mbarim, ka gjëra të vogla kalorike (që normalisht duhen për ushtarët) si karamele, çokollata, lëpirëse, stika etj). Gjen një kënd lojrash elektronike, por edhe një minikinema ku mund të shohësh filma. Por ajo që më bëri përshtypje, është një dhomë e vogël me një telekamer të vendosur në mes. Dhe kishte një domethënie. "Në këtë dhomë, ushtarët bëjnë regjistrime të ndryshme dhe ua dërgojnë familjeve të tyre" më thotë një prej djemve të ekskortës së NaTO-s që na shoqëron në këtë udhëtim. E të mendosh sesa shumë histori ka regjistruar ajo kamera, të duket e pabesueshme.
Ndërkohë që ulemi për një kafe, një ushtar që në njërin krah mban armën e tij në anën tjetër ka vendosur një kitarë. Është duke luajtur "Nothing else matters". Një ushtar amerikan është vrarë. Heshtje në gjithë shtëpinë e vogël që unë e konsideroj si qendër të medias, por që në fakt e ka emrin "Until every one comes home", (derisa gjithkush të kthehet në shtëpi). Dritat e krishlindjeve janë vendosur gjithandej. E po ashtu edhe pema e vitit të ri. Duket një atmosferë festive për gjithë ushtarët që qëndrojnë këto ditë të ftohta dimri në Helmand. Aty mund të komunikojnë kur kap wifi në facebook, të flasin free në skype e gjithçka tjetër. Por edhe kjo me shumë shkëputje. Dhe duhet thënë, për shkak të masave të sigurisë, në një orë të caktuar të mbrëmjes (që mu duk se mund të jetë ora 20.00) nuk mund të kesh akses në valët e celularit, të cilat ikin sikur nuk kanë qenë gjatë gjithë ditës. E po ashtu, sistemi i internetit, punon me hope. Në fund të fundit, nuk duhet të ankohemi, jemi në një zonë ku talebanët edhe pse kanë humbur shumë terren e mendojnë veten shumë të fortë, e afër Pakistanit po ashtu. Amerikanët, kujdesen shumë për të pasur gjithçka nën kontroll.
Aeroporti dhe kampi
Nëse amerikanët dhe britanikët do të lënë këtë bazë në vitin 2014, çfarë do të bëhet me miliona dollarë investime të hedhura në 30 kilometra katrorë. Një ide që ka filluar të diskutohet që tani, është ajo e lënies së gjithë këtij investimi për qeverinë afgane. Dhe duhet besuar: është një qytet i madh, me rrugë të shtruara, që kanë edhe emra "delta avenue", 5-th road etj e tj, gati për të ngritur një qytet të tërë. Sic na tregon drejtori i informacionit të kësaj qendre bisedimet sesi do të veprohet me këtë bazë, me palën afgane kanë filluar që tani. Një surprizë e madhe është aeroporti. Edhe pse është militar nuk dallon aspak nga një aeroport i vogël civil.
Vetëm se në këtë aeroport, që ka mbi 15 fluturime në ditë, ushtarët lejohen që në udhëtimet e tyre të marrin dhe armët me vete. Sigurisht aeroporti është brenda zonës së mbrojtur, por mesa duket dhe ai është dhuratë e qeverisë afgane. Duke u larguar nga qendra e medias, një kamion vjen duke u shkarkuar. Është kamioni me gjithë zbukurimet që do të bëhen për krishtlindjet dhe vitin e ri. Pema e krishlindjeve është aty: por çfarë koincidence absurde: në një vend mysliman siç është Afganistani, ku krishtlindjet festohen nga ushtarët amerikanë, pema dhe kallashët janë në të njëjtin vend.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com