Ditë e begatë për të dashuruarit, beqarët duhet të bëjnë kujdes...ja horoskopi për sot

Ditë e begatë për të dashuruarit, beqarët duhet të bëjnë kujdes...ja horoskopi për sot

DASHI

Mjedisi yjor do krijojë të gjitha kushtet sot që ju të afroheni edhe më shumë me partnerin. Do arrini të sqaroheni për gjithçka dhe në mbrëmje do jeni më të qetë. Beqarët duhet ta frenojnë pak veten sepse po bënë gabime do mund të vuajnë gjatë. Hëna do ju sjellë shpresë në planin financiar. Ka shumë mundësi që situata të normalizohet më parë nga sa ju mendonit.

 

DEMI

Dita e sotme do jete përgjithësisht e normalizuar edhe pse here pas here mund të bëni gjëra të veçanta me atë që keni në krah. E rëndësishme është që zemra do ndiheni përgjithësisht mirë. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me dikë dhe do bëjnë të pamundurën që ta afrojnë sa më parë pas vetes. Në planin financiar përmirësimet do jenë edhe më të mëdha nga sa ju e imagjinonit.

 

BINJAKET

Sektori i dashurisë do jetë plotësisht i qetë sot. Do merrni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Beqarët do jenë goxha të favorizuar në dashuri. Ata do e gjejnë më në fund personin e tyre të ëndrrave dhe do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.

 

GAFORRJA

Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë sot dhe mund të merrni vendime shumë të rëndësishme. Periudha e pritjes dhe hezitimit do marrë fund njëherë e mirë. Beqarët do jenë më pak kërkues dhe do gjejnë persona për të cilët të bëjnë çdo gjë. Një ditë e bukur do fillojë për ta. Në planin financiar veproni me më shumë maturi e kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

 

LUANI

Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t'u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.

 

VIRGJERESHA

Trazira yjore do jetë sot për juve që jeni në një lidhje. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Beqarët me shumë gjasë do mbyllen në vetvete dhe nuk do pranojnë të dalin me askënd që do i ftojë. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i mbrojtur edhe sot. Do dini si t'i bëni llogaritë dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

 

PESHORJA

Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Beqarët do dini si të veprojnë dhe çfarë të bëjnë që fillojnë një lidhje. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.

 

AKREPI

Prezenca e Venusit në qiellin tuaj të dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Për sa iu përket financave do keni gjithë interesin për të frenuar shpenzimet dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar.

 

SHIGJETARI

Në çift tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Beqarët do jenë në gjendja ta joshin atë që duan dhe do fillojnë lidhjen e tyre të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ta. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.

 

BRICJAPI

Sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe kanë për ta gjetur atë sot. Financat mund të bëhen delikate sepse disa objekte do ju tundojnë aq shumë saqë nuk do e frenoni dit veten për t'i blerë.

 

UJORI

Të dashuruarit nuk do mërziten aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitohen. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.

 

PESHQIT

Ditë e mërzitshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpesh nuk do ndiheni rehat dhe mundet edhe të debatoni me të. Përmbajeni veten sa pa qenë vonë. Beqarët që janë në pritje të dashurisë së madhe do emocionohen sepse do realizojnë disa takime vërtet interesante. Në planin financiar shmangni marrjen e rreziqeve sepse me zor do rimëkëmbeni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!