Ditë e hapur te Artet, mbushet me aspirantë për studentë. Dekani i Muzikës: Duhen talente, jo numra! S’kemi studentë

Për një ditë aulat dhe korridoret e në Universitetin e Arteve u mbushën me aspirantët për studentë, gjimnazistët.

Open Day” zhvillohet për të gjithë ata që kanë interes për të studiuar në këtë institucion, si mundësia ideale për të njohur nga afër botën e artit dhe për të përjetuar atmosferën frymëzuese të punës me studentët dhe pedagogët e Universitetit. Të rinjtë u njohën me krijimtarinë dhe proceset mësimore në çdo fakultet, ndërsa shijuan muzikën live, panë ekspozita nga Artet Figurative, u njohën me fotografinë dhe teknikat e tij dhe sigurish kinematografinë etj.

Për Arben Llozin, Dekan i Fakultetit të Muzikës, kjo është një traditë e krijuar tashmë në shumë universitete të botës.

"Ne kemi bërë disa herë si fakultete, por është hera e parë që bëhet si universitet. Është një gjë e rëndësishme për të bërë edhe një reklamim e asaj çfarë ndodh në këtë universitet. Nuk është fjala për të afruar vetëm numra, por talente, sepse ne jemi shkolla talentesh. Problemi është te përzgjedhja. Te Fakulteti i Muzikës ne kemi fusha që nuk kemi marrë fare studentë, megjithëse kanë konkurruar, sepse nuk kanë plotësuar kushtet. Studentët në gjithë Shqipërinë po reduktohen, por te pjesa e artit besoj e kemi problemin më të madh në drejtim të mangësive që ka vendi jonë për artistë. Mungojnë shumë. 16 mijë artistë ka më pak se ç’duhet, për të qenë minimalja në Europë. Ky universitet i vetëm nuk arrin t’i plotësojë dot nevojat që do të kemi për të hyrë në Evropë.”, - thotë Llozi.

Ndërsa Sadik Spahija, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura vëren kjo është një ditë për të ekspozuar eksperiencën dhe ofertën e shkollës për të gjithë të interesuarit.

Sot është dita e një komunikimi dhe dialogu. Në kuadër të zhvillimeve sociale mendoj që është e nevojshme që shkolla të jetë gjithnjë më afër njerëzve, tregut të punës. Shohim që ka interes shumë të madh. Atelieret janë plot. Stafi është i disponiuar për të dhënë përgjigje për të gjithë të interesuarit. Shkolla jonë është një ndër ato me më traditë në Shqipëri. Aktualisht kuotat e shkollës sonë vazhdojnë të jenë në nivele të mira, por natyrisht ka vend për më mirë. Aktualisht kemi disa promovime në formën e ekspozitave. Brenda dhe jashtë Tiranës po kontaktojmë edhe me qendra artistike jashtë Shqipërisë të mund të bëjmë lidhje që t’u shërbejnë studentëve. Në të gjitha kontaktet që kemi pasur dhe uorkshopet që kemi zhvilluar me shkollat evropiane por jo vetëm kemi shkëmbyer eksperienca të shëndetshme.”, - thotë Spahija.

Edhe Fakulteti i Artit Skenik ka ofruar përvojën e tij në të pestë programet e  studimit.

“Një gjë është interesante: që provimet tona janë të hapura. Ju sot do të shikoni një ditë normale pune, por në të njëjtën kohë edhe punë të realizuara ndër vite nga studentë dhe ish-studentë të shkollës. Në sallën Black Box do të keni mundësi që për 4-5 orë mund të ndiqni arritjet më të mira të studentëve të filmit. Në studiot e aktrimit dhe regjisë do të shikoni që nga performancat e etydeve që bëjnë studentët, edukimin trupor me pantonimat, punën në diksion dhe në drejtim të artikulimit dhe fjalës artistike dhe punë të arrira të seksioneve më të zhvilluara të teatrit. Në seksionet e kostumografisë dhe skenografisë do të keni mundësi të ndiqni edhe punët që kanë bërë studentët me arritjet në të dyja drejtimet. Në të dy atelieret e koreografisë do të keni mundësi të ndiqni edhe performancat e baletit klasik, por edhe ato të dancit modern dhe etydeve koreografike.” Universiteti i Arteve tashmë ka ndërtuar marrëveshje me 12 shkollat artistike në gjithë vendin, po ashtu me gjimnazet që kanë kahje të drejtimit të lëndëve sociale.”, - shprehet Milto Kutali, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik.

Por çfarë përvoje ka sot një student në Universitetin e Arteve?

“'Open Day' është një mundësi për të gjithë njerëzit e interesuar, njerëz që kanë pasionet e tyre, të të gjitha moshave që të kenë mundësinë të përjetojnë përmes artit pasionin e vet dhe ta kthejnë në profesion. Njerëzit kanë një lloj tkurrjeje, tërheqjeje kur diskutohet për artin, ka marrë një vorbull që mendoj nuke meriton. Është një shkollë që ofron shumë, ka staf super të kualifikuar dhe është shumë mikpritëse.”, - thotë Enea Trimi, student për Pikturë Monumentale.

Fakulteti i Arteve të Bukura zhvillohet tashmë në tre nivele programi me tetë programe në bachelor dhe shtatë programe në master.

“’Open Day’ prek gjithë Universitetin e Arteve si ditë kushtuar asaj që quhet oferta akademike. Mendoj është një ditë shumë e mirë për të parë nga afër fizikisht të gjithë atelierët, laboratorët, të gjitha klasat ku bëhet muzikë, klasat ku bëhen filma, balet, ku bëhet skenografi, klasa ku mësohet çdo gjë e cila ka të bëjë me artin.”, - thotë pedagogu Ermir Hoxha

Universiteti i Arteve është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që ofron cikël të plotë studimesh në të gjitha fushat e artit, duke përfshirë artet skenike, muzikën, artet figurative dhe fotografinë.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur