Ditë e zezë për Bashën, e dëbojnë edhe protestuesit e Zharrëzës/VD Verifikohen 470 shtëpi, janë dhe 100
Pasi nuk gjeti mbrështetje tek kryetari LSI, Ilir Meta, dhe ndërkombëtarët e përzunë dhe s'i përkrahën kauzën, kryedemokratin Lulzim Basha e dëbuan edhe protestuesit e Zharrëzës. VIDEO
Pasi nuk gjeti mbrështetje tek kryetari LSI, Ilir Meta, dhe ndërkombëtarët e përzunë dhe s'i përkrahën kauzën, kryedemokratin Lulzim Basha e dëbuan edhe protestuesit e Zharrëzës.
Protestuesit, shumë prej të cilëvë kanë bërë më shumë se 100 km rrugë në këmbë, po prisnin të zhvillonin një takim tek Ministria e Energjetikës kur pranë tyre ka shkuar Basha.
Protestuesit dhe qytetarët se kanë lejuar të mbajë fjalim, duke i kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë te çadra përpara Kryeministrisë.
"Ik mbaj fjalim te çadra. Hiqni flamujt e partive. Duam zgjidhje, duam shtëpitë tona. Poshtë partitë", iu drejtuan banorët e Zharrëzës, Bashës.
Nga ana e tij, kryetari i PD tha se marrëveshja për shpimet naftënxjerrëse në zonë është firmosur nga qeveria Nano dhe jo nga ajo e PD-së.
Teksa protestuesit nuk po e lejonin të fliste, Basha ka marrë një megafon dhe kërkoi ndjesë në emër të PD, për gabimet e bëra në Zharrëz.
"Jam këtu që në emër të forcës time politike t’ju kërkojë ndjesë dhe falje për gabimet dhe dështimet tona në raport me problemin e Zharrëzës”, tha Basha.
Banorët akuzojnë një kompani naftënxjerrëse, se shpimet e saj në kërkim të naftës kanë shkaktuar lëkundje të tokës dhe për pasojë janë dëmtuar banesat e tyre.
Në shenjë proteste, ata udhëtuan në këmbë përgjatë tre ditëve (u nisën më 22 shkurt) nga Zharrëza e Fierit për në Tiranë, për të kërkuar dëmshpërblim për dëmtimet e shkaktuara.
Protesta e banorëve do zhvillohet përpara Ministrisë së Energjetikës, ndërsa që një ditë më parë ata refuzuan të bëhen pjesë e protestës së PD te çadra në Bulevard.
Ndërkohë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka kërkuar protestuesve që të zgjedhin një përfaqësi, e cila do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv/ministri i MEI, Ilir Bejtja.
(Basha tenton t'i bashkohet protestuesve të Zharrëzës)
Protestuesit e Zharrëzës përplasen me policinë Banorët e Zharrëzit janë përplasur me policinë pranë Ministrisë së Energjetikës.
Policia nuk ka lejuar që ata të ngrejnë çadrën aty për të vijuar protestën. Gjatë kësaj përplasje një prej protestuesve ka humbur ndjenjat dhe transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së.