Ditë të këqija jo vetëm për oborrin berishjan

Ditë të këqija jo vetëm për oborrin berishjan

Ish-kryeministri Sali Berisha

Njoftimi u bë drejtëpërdrejtë nga Sekretari i Shtetit, Blinken: Sali Berisha dhe famija e tij janë vendosur në listën e personave “Non grata”, të padëshiruar e që u ndalohet hyrja në SHBA. Këtë lajm mund ta kish dhënë edhe një nga ndihmës sekretarët, por jo! Vetë sekretari shtetit e bëri publike, çka tregon se sa seriozisht e ka SHBA-ja gjëndjen dhe stabilitetin politik në Shqipëri.

Argumenti, që qëndron në themel të vendimmarrjes, është “Përdorimi i pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij...shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”. Me këtë lajm, që përflitej, por nuk ishte bërë publik, vetëm sa ka dalë në pah ajo që kish qenë e fshehtë. Me këtë vendim SHBA, edhe njëherë, jep ndihmën e vet të çmuar për vendosjen e drejtësisë së nëpërkëmbur në Shqipëri, për lirinë e fjalës, për kthjellimin e sjelljes sociale (që enkas e mbajnë të turbullt), për përballjen hapur me demonët e të keqes.

Ai nuk është më as president dhe as kryeministër, por ne e kujtojmë atë dhe periudhën e sundimit të tij për gjurmët e errëta që la. Nuk i ka më ato poste, por hija e tij na ndjek. Ja, do e kemi në parlament si deputet, ku kohë pas kohe do e shohim të sulmojë me fjalorin banal kryetarin e partisë armike (jo kundërshtare-armike, se këtë klimë krijoi ky njeri); do sulmoj me akuza histerike këdo që i del përpara; do u turret e do u vërë nofka “armiqve”; do mbajë përherë të ngritur një tension politik; do shantazhojë dhe mbajë nën kërcënim Lulzim Bashën dhe PD-në; do e mbajë Shqipërinë në klimë të përhershme konfliktuale.

Asgjë nga këto nuk do ndodhë nëse organet e drejtësië, tashmë të mbrojtura nga SHBA, do i vënë berishët në bangon e të akuzuarit. Dhe akuzat janë një mal: Vrasjet e 26 vetave dhe plagosja e 300 të tjerve, shkatërrimi i qindrave shtëpive në Gërdec e Marqinet, riparimi i tyre me taksat e shqiptarëve; afera me CEZ-in, ato 6 milion Euro dhuratë Nuel kosovarit; administrimi prej tij dhe bandës që mbante rrotull, i shtetit, me pasojë rrënimin e plotë të organeve të rendit, të ushtrisë, të drejtësisë dhe humnera e 1997-tës...Na kujtohet mirë se si Europës ju desh të sillte një ushtri për të mos lejuar luftën civile, që ky “non grata”, (tashmë) ushqeu dhe provokoi përmes hapjes së depove të armëve. I amnistoi zotëria e tij këto krime, duke i ligjëruar në parlament

Berishës i njihej intoleranca, dihej që ishte një shantazhist me prova që mbante “në sirtar”, i njihej dhe pasurimi i fëmijve përmes trafikut të influencës, shihej se si prishi një “bllok udhëheqësish”, për të ndërtuar një bllok të ri në Lalëz e shumë vënde të tjera, shumë më komode e të hijshme për kënaqësitë e klasës së re të sunduesve, pasanikët e rinj, por drejtësia bënte sikur nuk shihte korrupsionin dhe përdorimin abuziv të pushtetit. Dhe se kam fjalën vetëm për ato dëshmi të Romeo Karas, as dëshmitë tronditëse të ish bodigardit të tij, as urdhërat për bombardimin e Vlorës!

Drejtësia nuk e thirri kurrë të dëshmonte për vrasjet në Tropojë, për vrasjen e Azem Hajdarit, për grushtin e shtetit në 14 shtator 1998, për demontimin e predhave në Gërdec, për vjedhjen e mbi 200 milon euro në rrugën e kombit, për shkeljen e embargos ndaj Jugosllavisë përmes kontrabandës masive me Malin e Zi, për furnizimin e tankeve millosheviçjane me naftë, për vrasjen e 4 veave në boulevard, e të tjera, e të tjera! Nuk u thirr sepse një nga krimet e tij ka qenë degjenerimi pa kufi i organeve të drejtësisë, të cilat ai dhe berishizmi i përdornin si pronë private. Përmes këtij akti, ai mban në shpinë krimin e rëndë të kërcënimit të lirisë dhe të demokracisë, të cilën e shpërfytyroi keqazi.

Berisha, me peshën e përgjegjësive të tij, e ka ditur opinionin që ndërkombëtarët kishin për të, por, si mjeshtër i shantazhit, kohë pas kohe u a kujtonte se fati i Shqipërisë ishte i lidhur pas fatit të tij politik. Dhe shpesh herë ia ka dalë.

Këshilltarët izraelitë mbase duhet të kenë ditur më shumë se Lulzimi për Saliun. Këshilla e tyre për ta mbajtur gjatë fushatës në hije, shpresonin që të ndikonte në rezultat votimi. Demoni i frikshëm i tij, edhe nga komisioni Nishani-Ruli, u bë i njohur kur nuk rekomanduan vendosjen e tij në listat për deputet. Por ai bëri çfarë deshi, me zarin e tij- Lulin, dhe me pronën e tij- PD-në.

Po tani, si do i japi karar Partia Demokratike qenjes së tij në parlament apo do mjaftohen duke ushqyer zagarët e zuzarët që kanë si opinionistë në media, përmes sharjeve që do i bëjnë Amerikës? Këtu do jemi, do shohim nëse do marrin përfundimisht rrokullisjen apo do ringrihen, duke ndarë partinë nga Sali Berisha dhe berishizmi!?

Ditë të këqija jo vetëm për oborrin berishjan, por për gjithë strukturat e Partisë Demokratike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare