Ditë të këqija për rrjetin social
Facebook, shqetësohen përdoruesit

Ditë të këqija për rrjetin social<br />Facebook, shqetësohen përdoruesit
Rrjeti social Facebook nuk po përjeton ditë të mira, ndërsa në vetëm pak ditë ka rënë nga sistemi duke sjellë një shqetësim të madh në përdoruesit e tij. Në më pak se një javë ky problem i facebook është përsëritur dy herë. Të hënën në darkë, rrjeti facebook nuk mund të përdorej për 40 minuta e ndërsa rreth 1.5 miliardë njërëz në mbarë botën mundën të postonin foto, komente apo të shihnin të rejat më të fundit.
 
Aksionet e kompanisë ranë rreth 4% me një vlerë prej 90 milionë dollarë. Të gjithë përdoruesit e Facebook, lexuan një mesazh: Na vjen keq, diçka shkoi gabim. Ne jemi duke punuar dhe gjithçka do kthehet në normalitet shumë shpjet. Askush nga përfaqësuesit e Facebook nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këto probleme.
 
Nga ana tjetër postimet në rrjetin tjetër social Twitter në mbarë botën panë një rritje të konsiderueshme, ndërsa miliona përdorues shprehën inatin në këtë rrjet për rënien e Facebook.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani