Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama sot shënon 53-vjetorin e lindjes. Shefi i Shtëpisë së Bardhë lindi më 4 Gusht të vitit 1961. Obama është presidenti aktual dhe i 44-ti në histori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lindur më 4 gusht të vitit 1961 dhe sot mbush 53 vjeç. Ai është Afrikano Amerikani i parë në histori që mban pozicionin e presidentit të Amerikës.
Obama i nisi festimet e ditëlindjes së tij që të shtunën, në një fundjavë të veçantë golfi në Meryland me miqtë më të afërt, si Mike Ramos, Bobyy Titcomb dhe Greg Orme dhe të tjerë miq emrat e të cilëve nuk janë bërë publik nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Ende nuk ka detaje mbi planifikimet e ditëlindjes së presidentit Amerikan por prej ditësh ky event po përflitet në mënyra të ndryshme.
Media amerikane kanë komentuar prej ditësh shakanë e bërë nga Obama pak ditë më parë, kur në një deklaratë për shtyp ai pyeti se përse askush nuk po interesohej mbi festimin e ditëlindjes së tij, dhe u lumturua shumë kur një prej gazetarëve e uroi. Pavarsisht shakasë shumë prej mediave komentuan me ironi se në këtë kohë krize pikërisht ditëlindja e tij ishte gjëja më e rëndësishme për të gjithë.
Ambasada SHBA: Gezuar ditelindjen!
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, i ka uruar presidentin Obama ditelindjen. Ne faqen zyrtare te ambasades ne rrjetin social Facebook, urimi eshte shoqeruar dhe me nje fotot te festimeve te ditelindjes se Shefit te Shtepise se Bardhe, 10 vite me pare, ku duket torta me numrin e vite 43, dy vajzat e tij dhe Zonja e Pare Michele Obama.

Kush eshte Barack Obama
Nëna e Obamës është Ann Stanley Dunham, ka lindur në Wichita të Kansasit, ndërsa babai i tij ishte Barack Hussein Obama, afrikan.
Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009. Ai është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i parë afro-amerikan.
Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si president për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të CNN, shumën e domosdoshme të votave për t'u nominuar si kandidat për president brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-presidentit të ShBA-ve, Hillary Clinton. Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për president.
Në 4 nëntor 2008, Obama u vu kundër John McCain në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai u bë i pari afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Në fjalimin e tij të fitores, Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerikë”. Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë e njohur në të gjithë botën.
Ndërsa në nëntor të 2012-ës Obama u rikonfirmua si kreu i Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vitet e ardhshme duke fituar sfidën sfidën përballë Mit Romney.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO