43-vjetori i lindjes së tij e ka gjetur në kulmin e fushatës elektorale, e megjithatë surpriza në këtë ditë të shënuar për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha është organizuar nga dega e PD numër 7 në Tiranë.
 
Ndërsa kishte planifikuar një bashkëbisedim me banorë të kësaj zone, kreu i PD është surprizuar nga dy vajza të vogla të cilat kanë sjellë tortën e ditëlindjes për kryetarin Basha, një tortë në të cilën dukshëm zinte vend foto e “Republikës së re” dhe logoja e Partisë Demokratike.
 
Mes emocionesh, Basha tha se ky moment i rëndësishëm në jetën e tij merr vlerë duke qenë bashkë me qytetarët , ndërsa të pranishmit janë përshëndetur duke i uruar ditëlindjen kreut të PD.