Dita Arbëreshe dhe Samiti i III i Diasporës, Tirana pret shqiptarët nga mbarë bota

Dita Arbëreshe dhe Samiti i III i Diasporës, Tirana pret shqiptarët nga mbarë bota

Më 22 dhe 23 nëntor, Tirana do të mikpresë shqiptarët nga mbarë bota në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës.

"Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit", shkruan Rama.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja