Ditmir Bushati flet për mesazhet
fyese me vëllain e ministrit Koka

Ditmir Bushati flet për mesazhet<br />fyese me vëllain e ministrit Koka
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot për herë të parë për mesazhet e shkëmbyera midis tij dhe vëllait të ministrit Koka.
 
“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intensitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mi, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar.
Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë.
Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje edhe për fëmijët e mi, por edhe për fëmijët e të tjerëve”, është shprehur ai.
 
Reagimi i Ministrit Bushati ka  ardhur në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure