DASHI 21. mars - 20. prill
Do jeni pafundësisht sharmante sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ridashurohet. Çastet e ngrohta do shumëfishohen dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret gjithashtu do dine gjithë kohës si te joshin dhe si ta ndryshojnë statusin. Çdo moment ka për te qene i veçante. Financat do kenë me shume përmirësime nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë dhe do arrini te hiqni edhe para mënjanë.
DEMI 21. prill - 21. maj
Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Jo vetëm qe nuk do keni me mosmarrëveshje dhe debate me partnerin, por do mendoni te hidhni edhe hapa me tej. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet te marrin vendime te pabazuara ne logjike. Me mbështetjen e Plutonit do arrini te bëni një menaxhim me te mire te të ardhurave.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Çështjet financiare do jene tej mase delikate. Ato mund te sjellin edhe probleme te mëdha ne çift kështu qe sa me pare duhet gjetur një zgjidhje e mire. Beqaret do kenë mundësi te arta për te gjetur personin qe kane ëndërruar gjithmonë. E mira është qe ta marrin çdo gjë shtruar dhe te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë. Vetëm kështu mund te fillohet një lidhje e kënaqshme.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dite shume delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera di debatoni ashpër dhe do e ngrini zërin ne stratosfere. Kjo mund ta acaroje edhe me shume atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe ka shume mundësi te mos përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen. Shpenzimet nuk do jete nevoja t'i kufizoni sepse do keni gjendje te mire financiare.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Çiftet do kenë një dite shume te zakonshme dhe nuk do përballen me surpriza te mëdha. Beqaret do e ngatërrojnë dashurinë me një sëmundje dhe do kenë frike te preken prej saj. E ne fakt kur ta kuptojnë qe nuk është kështu do pendohen qe nuk kane përfituar nga mundësitë qe iu janë dhënë. Ne planin financiar duhet te verifikoni gjendjen para se te bëni çdo investim.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Kjo do jete një nga ditët me te mira për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni me te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe do jeni gati edhe për ndonjë aventure te vogël për te përjetuar emocione te fuqishme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar statusin kështu qe do preferojnë te mos pranojnë asnjë ftese. Ne planin financiar do vazhdojnë vështirësitë.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Vërtet nuk do përjetoni ndonjë emocion te madh, por te paktën nuk do keni as mosmarrëveshje te forta. Ata qe janë vetëm nuk do mendohen dy here për te pranuar ftesat qe do ju bëhen. Ka mundësi qe disa te ndryshojnë edhe status. Buxheti do mbetet shume i ekuilibruar dhe nuk do keni aspak ankesa.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Do joshini, do iu joshin dhe do kaloni vetëm çaste te bukura sot ju te dashuruarit. Here pas here do ju duket sikur ne fakt jeni ne një ëndërr te bukur nga e cila nuk do dëshironi te zgjoheni. Beqaret do jene shume te rezervuar dhe mundet edhe te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar ekuilibri nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje dhe do vazhdoni te bëni një jete te qete.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Venusi do jete i pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret çfarëdo qe te bëjnë nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Edhe ata qe do joshin nuk do arrijnë asnjë rezultat. Perspektivat financiare duken goxha te mira. Po vazhduat kështu keni për t'u pasuruar shpejt.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Jeta ne çift ka për te qene shume e kënaqshme. Ne çdo moment zemra do ju rrahe fort sepse partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Nuk do mungojnë as surprizat dhe as propozimet interesante. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Financat për fat te mire do jene te mbrojtura ne çdo moment dhe nuk do gjendeni ne vështirësi.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Jeta juaj ne çift ka për te shkuar me se miri sot dhe për asnjë moment nuk do ndieni brenga. Komunikimi është ai qe do shmange çdo te papritur te pakëndshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. As zemra nuk do ketë me te njëjtat rrahje si me pare. Buxheti mund te dobësohet pak për shkak te disa shpenzimeve te domosdoshme qe do ju duhet te kryeni.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Pavarësisht ndonjë konflikti te vogël ne orët e para te mëngjesit, ne përgjithësi marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e kënaqshme sot. Për gjerat me te rëndësishme do arrini te merreni vesh dhe do kaloni edhe çaste romantike. Beqaret do kënaqen pranë miqve dhe nuk do e ndiejnë nevojën e krijimit te një lidhjeje. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm.