Diveroli i "Gërdecit", i përfshirë në
 listën e zezë të "Panama Papers""
"Podesta Group" transferta në off shore

Diveroli i  listën e zezë të "Panama Papers""
"Podesta Group" transferta në off shore">
Emri i bashkëpunëtorit amerikan të Shkëlzen Berishës në aferën e Gërdecit ka dalë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve, të hakeruara studios ligjore panameze “Mossack Fonseca”, që çoi në një skandal të përmasave gjigande, që nuk kurseu liderë botërorë, personalitete, apo edhe njerez të botës së krimit. Këtu rezulton - sipas të përditshmes amerikane “Miami Herald” - edhe emri i një personi mjaft të njohur në Shqipëri, Efraim Diverolit.

Bëhet fjalë për personazhin e tragjedisë së Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. 

Gazeta shpjegon, në artikullin e saj, lidhjen mes Diverolit, kompanisë së tij AEY, një trafikanti zviceran dhe një firme “off shore” në Qipro. Është fjala për një tjetër aktor të dramës, shkruan ajo, një qipriot me emrin Harallambos “Pambos” Fellas, emri i të cilit shfaqet në dokumentet e siguruara nga “Miami Herald”, si dhe konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtarë. 

Fellas, drejtuesi i një kompanie të quajtur “Evdin Ltd”, që furnizonte dealer-ët e Majemit, rezulton aktualisht të ketë qenë drejtues i të paktën 30 kompanive “off shore” (të regjistruara në ‘parajsat fiskale’), të ngritura nga “Mossack Fonseca” nga viti 2002 deri në 2007-n.  Të gjitha kompanitë ishin të bazuara në ishujt Seychelles, një parajsë fiskale në Oqeanin Indian.

Nuk ka të dhëna që kompaninë “Evdin Ltd” ta ketë krijuar “Mossack Fonseca”, por roli i Fellas në skandal tregon qartë se ai ka patur një rol kyç në pastrimin e parave, që mendohej të sigurohej nga tregtia e armëve nga Shqipëria. Pronari i vërtetë i kompanisë ishte një trafikant zviceran armësh, Henry Thomet, i vendosur në listën e zezë të qeverisë amerikane për personat e dyshuar si kontrabandistë armësh. Thomet, thotë gazeta, e përdori “Evdin Ltd” për të shitur armë, pasi me Diverolin ishte takuar në një panair armësh në Las Vegas, ku janë përfshirë, me sa duket, në lojën e kontrabandës. 

“Miami Herald” kujton se kontrata, që arritën të sigurojnë dy të rinjtë - Diveroli dhe partneri i tij, David Packouz - me Pentagonin, përmes firmës së tyre AEY, erdhi falë ndihmës së zvicerianit Thomet dhe kompanisë së tij në Qipro. 

Efraim Diveroli, nënshkruesi 25-vjeçar i një kontrate 300 milionë dollarësh municionesh me Pentagonin, u dënua me katër vjet heqje lirie për tentativën e dërgimit të armëve dhe fishekëve të prodhimit kinez në Afganistan. Armë dhe municione nga ky vend nuk mund të blihen nga ushtria amerikane, me ligj. Gjatë gjykimit, në vitin 2009, Diveroli u vetëdeklarua fajtor për akuzën e mashtrimit.

Ai kishte pranuar ekzistencën e lidhjes me një person të ri të pushtetshëm në Shqipëri, që, sipas gjithë përshkrimit, ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni.

Som : Armët
Pronari i kompanisë ishte trafikanti zviceran Henry Thomet, që është në listën e zezë të qeverisë amerikane si kontrabandist armësh

 
Mashtruesi : Dënimi
Efraim Diveroli, nënshkruesi 25-vjeçar i një kontrate 300 milionë dollarësh municionesh me Pentagonin, u dënua me katër vjet heqje lirie për tentativën e dërgimit të municionit prodhim kinez në Afganistan
 
Lidhja
Gjatë gjykimit, Diveroli u vetëdeklarua fajtor për mashtrim. Ai kishte pranuar lidhjen me një person të ri të pushtetshëm në Shqipëri, që, sipas përshkrimit, ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni
 
Personi
Harallambos Fellas, del në dokumentet e studios ligjore “Mossack Fonseca” si drejtues i të paktën 30 kompanive, mes të cilave “Evdin” në Qipro, që u përdor për trafikimin e armatimeve nga Shqipëria


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë