Një makinë pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një parcelë dhe si pasojë ka ka mbetur e dëmtuar një foshnjë 6 muajshe. Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Rrogozhinë Lushnjë, te rrethrrotullimi i Çermës. Drejtuesi i mjetit me targë AA 487 BJ është Adriati Gremi, 30 vjeç, banues në fshatin Muçias, Divjakë.

Foshnja me iniciale P.Sh i cili ishte në mjet me prindërit A.Sh, 30 vjeç dhe A.Sh, 23 vjeçe, banues në fshatin Muçias. Fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar dhe pasagjerja N.H, 21 vjeçe, banuese në fshatin Muçias, e cila pasi mori mjekim në Spitalin e Lushnjës u largua për në banesë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com