DIVJAKE - Një 30 vjeçar është vrarë në një lokal në qendër të qytetit të Divjakës, pasditen e së hënës.
Për këtë ngjarje tragjike, policia njofton se viktima, tashmë i identifikuar është shtetasi Fatos Bello, 30 vjeç. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra.
Ndërkaq, në lidhje me autorin e vrasjes, autoritetet lokale kanë arritur ta identifikojnë në sajë të dëshmive të mbledhura nga vendngjarja.
Bëhet fjalë për shtetasin Shaban Lleshi, 50 vjeç, ku sipas hetimeve paraprake mendohet të ketë vrarë 30 vjeçarin për motive të dobëta, por që ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Po sipas këtyre burimeve, njoftohet edhe arrestimi i autorit ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com