Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar me iniciale E.D, banues në Kryekuq, Divjakë pasi ka aksidentuar një fëmijë.
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip "Lifan" pa leje drejtimi, 19-vjeçari ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".