-
Studimi: Fëmijët në Europë janë më të dobët fizikisht se fëmijët në 6 dekadat e fundit
Studimi analizoi ndryshimet në treguesit kryesorë të shëndetit fizik: forcën muskulore, fleksibilitetin, përbërjen trupore dhe aftësinë kardiorespiratore të 417 mijë e 362 fëmijëve dhe adoleshentëve, të moshës 6 deri në 16 vjeç, nga 20 vende europiane, për periudhën 1965-2023.
1 Gusht, 18:47 -
-
-
Gjermania shënon rritje të dhunës seksuale ndaj të miturve! OBSH: Preken deri në 1 milion fëmijë dhe të rinj
Më shumë se 17.000 raste dhune seksuale ndaj fëmijëve në Gjermani dhe në çdo klasë shkolle ka viktima të dhunës seksuale. Ekspertët kërkojnë përditësimin e veprave penale seksuale të parashikuara në ligj.
22 Korrik, 10:06 -
Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend
Vetëm 6 neuropediatër në të gjithë vendin përballojnë rreth 5 mijë pacientë në vit me probleme neurologjike. Pavarësisht sfidave, mbi 90% e rasteve diagnostikohen në Shqipëri, ndërsa për patologjitë ultra të rralla kërkohet bashkëpunim me qendra dhe specialistë ndërkombëtarë.
21 Korrik, 12:50 -
Mbi 42 mijë foto dhe video me abuzim seksual të fëmijëve zbulohen në një faqe interneti shqiptare, Qendra për Internet të Sigurt: Një nga rastet më të rënda deri më sot
Qendra njoftoi menjëherë autoritetet policore, duke kërkuar heqjen e materialeve nga interneti dhe nisjen e hetimeve.
3 Korrik, 12:52 -
Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale
Ekspertët thonë se temperaturat brenda një automjeti mund të arrijnë deri në 52 gradë Celsius për vetëm 20 minuta, duke e kthyer goditjen nga i nxehti në një rrezik real për jetën e fëmijëve.
25 Qershor, 15:41 -
-
Alarmi, Agjenda: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030 evidenton se pabarazitë sociale dhe vështirësitë në arsim e shëndetësi po ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve. Dokumenti parashikon masa për forcimin e mbrojtjes sociale, përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë digjitale, ndërsa për zbatimin e objektivave do të nevojitet një fond prej afro 2 miliardë lekësh.
22 Qershor, 09:49 -
Aksident tragjik në Korçë, 76-vjeçari përplas me makinë nënën dhe fëmijën! Humb jetën 3-vjeçari
Një mjet i drejtuar nga një 76-vjeçar ka përplasur një fëmijë që ka qenë në rrugë duke ecur. 3-vjeçari ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale.
12 Qershor, 17:08 -
Eurostat: Bien lindjet, mosha mesatare e gruas shqiptare që bëhet nënë shkon në 27.5 vjeç! Qytetarët: Shkak ekonomia
Shqiptarët po e shtyjnë gjithnjë e më shumë vendimin për të krijuar familje, ndërsa mosha e grave që bëhen nëna për herë të parë është rritur në 27.5 vjeç. Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu një rënie të vazhdueshme të lindshmërisë, një fenomen që po prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e Bashkimit Evropian.
12 Qershor, 15:25 -
Pas 36 vitesh mungesë, Lezha rikthen festivalin e këngës për fëmijë! 12 këngë pjesë e konkurrimit në edicionin e parë të ‘Valë Zërash’
Pas 36 vitesh mungesë, në Lezhë u rikthye Festivali i Këngës për Fëmijë. Edicioni i parë i “Valë Zërash” u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku në garë morën pjesë 12 këngë të realizuara nga Shkolla e Muzikës “Besëlidhja”.
5 Qershor, 17:19 -
-
-
Festa e 1 Qershorit në Tiranë, aktivitete dhe argëtim për të vegjlit: Duam më shumë parqe që të luajmë dhe të argëtohemi
1 qershori u prit me aktivitete kreative, edukative dhe këngë në kryeqytet, ku fëmijët festuan por edhe u dëgjuan në kërkesat e tyre për më shumë hapësira dhe ambiente sportive.
1 Qershor, 16:57 -
Nisma për në Kuvend, trajtim shëndetësor falas fëmijëve brenda e jashtë vendit!
Një iniciativë qytetare që synon mbledhjen e 20 mijë firmave për një projektligj që garanton financimin e plotë nga shteti të trajtimeve shëndetësore për fëmijët, kur këto shërbime nuk mund të ofrohen nga sistemi publik është nisma e ndërmarrë dhe e bërë publike sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
1 Qershor, 16:53 -
1 Qershori/ Publikohet Udhëzuesi 'Për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve', shpjegim i thjeshtë për fëmijët që të kuptojnë rreziqet digjitale
Udhëzuesi synon të shërbejë si një instrument praktik dhe edukues për të ndihmuar të miturit të kuptojnë më mirë se çfarë janë të dhënat personale, si përdoren ato në mjedisin online dhe përse duhet të mbrohen.
1 Qershor, 16:36 -
Ikën gripi, mbërrijnë tonsilitet, mjeku pediatër: Fluksi i ulët, por shqetësuese temperatura e lartë te të vegjlit
Pas një stine të gjatë me viroza tashmë urgjenca në Fier po përballet me një situatë tjetër. Kryesisht të vegjlit që paraqiten me temperaturë të lartë për shkak të infeksionit në bajame.
30 Maj, 16:20 -
Skandal në Britani, 68% e azilkërkuesve të mitur përfunduan në burgje ose qendra për të rritur
Britania po përballet me kritika të forta pasi mijëra azilkërkues të rinj u trajtuan fillimisht si të rritur nga autoritetet kufitare, por më vonë rezultuan fëmijë e të mitur. Në disa raste, të mitur kanë përfunduar edhe në burgje apo qendra ndalimi për të rritur vetëm sepse zyrtarët menduan se “dukeshin mbi 18 vjeç”.
27 Maj, 15:54 -