TIRANE- Parku i Divjakës dhe Karavastasë tashmë do të ketë një tjetër pamje, dhe pritet të bëhet një nga destinacionet kryesore të turizmit për vitet në vazhdim. Kjo falë një projekti të realizuar nga Ministria e Mjedisit, që ka nisur të zbatohet nga dje për t’i dhënë një tjetër fytyrë kësaj zone. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i pranishëm në këtë inaugurim ka theksuar se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës për mbrojtjen, menaxhimin dhe informimin e vizitorëve të këtij Parku.