Divorci i Bill dhe Melinda Gates trondit mediat, 'në lojë' 130 miliardë dollarë

Të martuar prej më shumë se 27 vitesh dhe me një histori dashurie që ka inspiruar breza të tërë, Bill dhe Melinda Gates, një prej çifteve më të pasur në botë, kanë vendosur të ndahen. Duke bërë që ata të bëhen tituj kryesor në mediat ndërkombëtare. Lajmi u bë i ditur nga vetë Gates me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Pas një përpjekje dhe shumë pune me marrëdhëniet tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.”  shkruan Gates.

Ata kanë tre fëmijë, Jennifer, Rory dhe Phoebe, përkatësisht 25, 21 dhe 18 vjeç. 64-vjeçari dhe 56-vjeçarja u njohën në vitin 1987, pikërisht në vitin kur Bill Gates u bë miliarderi më i ri në botë në moshën 31-vjeçare.

Çifti ka një pasuri prej të paktën 130 miliardë dhe janë bashkë drejtues të fondacionit më të madh të bamirësisë në botë, për të cilën ata u shprehën se do ta vazhdojnë atë më tej.

Melinda Gates paraqiti një kërkesë për divorc në King County të hënën, duke kërkuar nga gjykata të zgjidhë martesën bazuar në kontratën e ndarjes. Asnjë detaj financiar nuk u përfshi në dokumentet e disponueshme për publikun. Në kushte të tilla pasuritë e çiftit do të ndahen pas divorcit.

Portali amerikan TMZ ka publikuar dokumentet e divorcit, ku theksohet se martesa është thyer në mënyrë të pakthyeshme dhe se ajo duhet të marrë fund në përputhje me vullnetin e të dyve.

Të dy jetojnë prej kohësh të ndarë. Melinda i ka nënshkruar dokumentet nga Uashingtoni, kurse Bill nga Kalifornia, ku ai jeton në pronën me vlerë 12.5 milionë dollarë. Gjyqi për divorcin do mbahet në prill të vitit tjetër, por ekziston mundësia që çifti të arrijë një marrëveshje jashtë gjykatës.

Ende nuk dihen shkaqet e divorcit, pasi çifti ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe, thirrje që është forcuar edhe nga vajza e madhe e çiftit e cila ka thënë se familja po kalon një kohë të vështirë.

Bill dhe Melinda Gates, u njohën në 1987, kohë kur ajo punonte për kompaninë etij dhe u martuan në vitin 1994. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë