Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas

3 miliardë dollarë. Kaq mund t’i kushtojë tradhtia ndaj Sheikha Mahrës, vajzës së kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, biznesmenit Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid.

Pak ditë më para, Sheikha Mahra, njoftoi divorcin nga babai i vajzës së saj përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e akuzuar për tradhti.

Sinjali për një krisje mes çiftit miliarder, u dha nga vetë 30-vjeçarja disa javë më parë, kur postoi një foto me vajzën e saj në rrjetet sociale shkruante “vetëm ne të dyja”.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të çimentuar fort në legjislacionin civil se me rast divorci, burri ka detyrime të shumta ekonomike që duhet t’i përmbushë kundrejt ish bashkëshortes dhe fëmijëve.

Juristët me përvojë nga Emiratet theksojnë se është shumë herët për të folur për kushtet e divorcit, por në çdo rast Sheikh Mana mund të detyrohet t'i paguajë princeshës me origjinë greke dëmshpërblim në varësi të pasurisë së paluajtshme të bashkëshortit të saj, por që mund të shkojë deri në 3 miliardë dollarë.

Pasuria personale e Sheikh Manna vlerësohet midis 1.5 miliardë dhe 40 miliardë dollarë, megjithëse e padiskutueshme është pasuria e tij neto prej 6 miliardë dollarësh.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura

Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura