ITALI - Tre milionë euro në muaj, 100 mijë euro në ditë. Ky është vendimi i Gjykatës, bërë publik nga mediat italiane, vendim i cili i jep këtë shumë ish-gruas së Silvio Berluskonit. Veronica Lario do të marrë pas divorcit me Berlusconin do të marrë çdo muaj 3 milionë euro nga ish-kryeministri italian. Ndërsa Lario do t’i lë Berlusconit vilën luksoze të Macherios dhe disa pasuri të paluajtshme.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, vendimi sekret i Gjykatës së Milanos u mor ditën e Krishtlindjeve.

Zonja Lario, 65 vjeç, u martua me Silvio Berlusconin në vitin 1990 kur ai ishte një sipërmarrës i suksesshëm shumë larg politikës dhe ajo një aktore e bukur teatri. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në krizë, për shkak të skandaleve seksuale të Berlusconit.

Në vitin 2009 Lario publikoi një letër në një gazetë italiane përmes së cilës cilësonte si "një proces pa vlera" planin e Berlusconit për të përfshirë në listën e kandidaturave për në Parlamentin Evropian disa vajza në moshë të re.

Gjithashtu ajo kritikoi edhe pjesëmarrjen e tij në festën e ditëlindjes së një vajze 18-vjeçare, duke theksuar se nuk mund të jetonte me një burrë i cili frekuenton vajza minorene.

Pasuria e Berlusconit është llogaritur rreth 9 miliardë dollarë dhe shpesh mediat italiane e kanë quajtur “Divorci i nëntë zerove” dhe si një ndër më të kushtueshmit në historinë italiane.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)