TIRANË – Çifti Genc dhe Valbona Çarçani është ndarë me vendim gjykate në datën 2 maj 2011, thuajse 23 vjet plot pas lidhjes së martesës së tyre më 6 maj 1988.
Valbona ishte me arsim të lartë dhe zotëronte një aktivitet privat, kurse Genci, po ashtu me arsim të lartë, ishte i papunë. Ata kishin dy fëmijë, dy vajza.
Në gjykatë është kërkuar me mirëkuptimin e të dyve, lënia e fëmijëve për rritje e dukim, Valbonës, kurse bashkëshorti do të paguante 50 mijë lekë për rritjen e tyre dhe kishte të garantuar edhe të drejtën e takimit sipas vendimit të gjykatës.
Arsyet e divorcit të kërkuara nga Valbona kanë qënë kontradiktat e shumta, të lindura nga vështirësitë ekonomike, vështirësitë në komunikim, grindjet e vazhdueshme që e kanë bërë të pamundur, vazhdimin e bashkëjetesës.
Nga vendimi, bie në sy fakti që paditësja nuk ka kërkuar nga gjykata të gjendet fajtori për prishjen e martesës; gjithashtu, ajo ka kërkuar të mbajë mbiemrin e saj të pasmartesës dhe i ka lejuar bashkëshortit të takohet lirisht me vajzat.
Gjykata ka vendosur që takimi i babait me vajzat e tij të bëhet 3 të shkuna të muajit si dhe për pushime vjetore, ndërsa pagesën mujore për fëmijën e ka ulur në 10 000lekë në muaj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com