Mesa duket divorci nga Russell Brand nuk ka ndikuar vetëm në jetën private të këngëtares Katy Perry, por edhe në punën e saj. Gjatë një interviste për revistën ‘Interview’ Perry është shprehur se albumi i saj i tretë do të jetë i ndryshëm nga dy të parët. Sipas saj këngët nuk do të jenë më aq të gëzueshme por më të zymta. “Albumi i tretë do jetë ndryshe nga dy të parët. Muzika do jetë më e errët se zakonisht”, është shprehur Perry.Zymtësia në punën e saj duket edhe tek seti fotografik i fundit i cili është bardh e zi ku mungojnë ngjyrat, të cilat këngëtarja i ka preferuar gjithnjë.
SU/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
SU/ Shqiptarja.com











