Dixhitalizimi audioviziv, Raunig: Angazhim politik që të arrihen afatet ndërkombëtare
TIRANË, 20 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, deklaroi sot se, nevojitet angazhimi i fortë politik i drejtuesve të vendit në mënyrë që Shqipëria të bëjë dixhitalizimin e transmetimeve audiovizive brenda afatit ndërkombëtar.Në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët “Komunikimi dixhital – shfrytëzimi maksimal i spektrit; mundësitë dhe […]
Kryetari i Prezencës së
OSBE-së, ambasadori Florian Raunig
TIRANË, 20 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, deklaroi sot se, nevojitet angazhimi i fortë politik i drejtuesve të vendit në mënyrë që Shqipëria të bëjë dixhitalizimin e transmetimeve audiovizive brenda afatit ndërkombëtar.Në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët "Komunikimi dixhital - shfrytëzimi maksimal i spektrit; mundësitë dhe sfidat", ambasadori Raunig theksoi se, dixhitalizimi ofron mundësinë për një fushë transmetimesh të rregulluar.
"Tregu i ri i transmetimeve duhet të karakterizohet nga shanse të barabarta për të gjithë aktorët e medias. Ai duhet të ofrojë një mjedis biznesi transparent, pa monopole apo pozicione të privilegjuara. Kjo garë e ndershme e mediave komerciale duhet të japë garancinë që media audiovizive nuk do të jetë vetëm një sipërmarrje biznesi fitimprurëse, por do të përmbushë dhe rolin shoqëror dhe përgjegjësinë themelore të medias, të ruajë demokracinë dhe t'u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha Raunig.
Sipas Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, dixhitalizimi ofron edhe mundësinë për një fillim të ri të Radio-Televizionit Shqiptar për t'u shndërruar në një transmetues publik të vërtetë, një shndërrim që është i vonuar. "Ka dy vjet që partitë parlamentare nuk po arrijnë të zbatojnë legjislacionin në fuqi e të zgjedhin këshillin e ri drejtues të RTSH-së. Kjo ka bllokuar procesin e shndërrimit të RTSH-së në një transmetues ekonomikisht të qëndrueshëm, editorialisht të pavarur dhe plotësisht profesional, që kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe bëhet për publikun," tha Raunig. "Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme që të ndihmojë këtë shndërrim të transmetuesit publik. Për këtë, ajo po bashkëpunon me Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU) dhe është e gatshme të mbledhë një konsorcium më të madh të organizatave ndërkombëtare për të mbështetur autoritet shqiptare. Tani, nisma dhe përgjegjësia për të bërë përparim të shpejtë në këtë çështje janë të Kuvendit", përfundoi Raunig. Në tryezën e sotme foli edhe Juan Barata, këshilltar i Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç.
/f.n/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56