TIRANE- Kontrata mes RTSH dhe “Idea-Tel” për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit dixhital vjen në një çast kur nuk është hedhur asnjë hap konkret për krijimin e këtij sistemi. Konkretisht, Rohde & Schwarz, kompania e cila fitoi tenderin e shumëpërfolur për dixhitalizimin e transmetimeve dixhitale, nuk ka nisur as sjelljen e pajisjeve përkatëse, për fillimmin e punimeve. Kjo pasi kompania prêt nga Autoriteti i Mediave Audiovizive konfirmimin për fuqinë e transmetuesit. Kompania gjermane ka zbuluar së fundmi se të gjitha fazat e deritanishme të tenderit për transmetimin dixhital janë bërë pa lejen përkatëse nga AMA, e cila përcakton jo vetëm frekuencën, por fuqinë e transmetimit.