Dizdari:Ja pse u kërcënova për
Qendrën Kulturore të Ksamilit

Dizdari:Ja pse u kërcënova për<br />Qendrën Kulturore të Ksamilit
I kërcënuar disa kohë më parë nga një banor i Ksamilit që të heq dorë nga përdorimi i qendrës kulturore Dea, kompozitori i njohur Limoz Dizdari pohon se kjo sjellje i ka rrënjët tek korrupsioni që ka infektuar shoqërinë shqiptare.

Thërrimet, gëlltisjet e thërrimeve të banketit që përgatisin politikanët. E vërteta ëhstë se gjithçka nis nga problemet juridike” tha ai.

Limoz Didari, ish deputet i Partisë Socialiste, i cili në moshën e pensionit la Tiranën e zgjodhi të jetojë në Ksamil ka nisur një biznes me aktivitete artistike.

Ksamili është pushtuar nga kafenetë dhe hotelet, ndërsa në qendrën Dea dëgjon tinguj pianoje dhe këndohen opera.

Zgjedhja ndryshe ka nxitur edhe Kryeministrin Rama të bëjë një reagim në mbrojtje të Dizdarit pas incidentit.

Pas këtyre ngjarjeve Dizdari shpjegon për Report TV mekanizmin sesi abuzohet nga ata që e kanë kërcënuar me synimin që pronën publike ta kthejnë në një pronë personale.

Kjo vinte si rezultat i një pretendimi të një qytetari që e kërkonte një pjesë të kësaj qendre sepse e ka marrë nga komiteti ekzekutiv i Sarandës. Pas kësaj unë bëj një dosje të plotë me dokumenta dhe një kopje ia kam nisur Presidenti të Republikës, Kryeministrit Edi Rama, një tjetër Ministrit të Drejtësisë dhe një tjetër Drejtorisë së Përgjithshme të Avokaturës së Shtetit. Juristja e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e ka quajtur mbivendosje regjistrimin. Ka shumë arsye që nuk do të tërhiqem. E para është karakteri, e dyta është misioni dhe e treta është një njeri që s’më lë të tërhiqem dhe e katërta është investimi i jashtëzakonshëm” përfundoi ai.

kompozitori dizdari

kompozitori dizdari

kompozitori dizdari

kompozitori dizdari

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri