Dizenjuesi i famshëm Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro për koronavirusin

Dizenjuesi i famshëm Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro për koronavirusin

Giorgio Armani

Dizenjuesi i famshëm Giorgio Armani  ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet që po luftojnë ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga donacioni do të përfitojnë spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele,  po ashtu edhe Istituto dei Tumori në Milano dhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Sipas medias së huaj, njoftimi u bë mbrëmjen e djeshme, pasi numri i të prekurve me COVID-19, në Itali arriti në 7,375, ndërkohë që në 24 orët e fundit 133 njerëz kanë ndërruar jetë.

Një numër i madh kompanish të maëdha kanë dhuruar donacione për luftën ndaj koronavirusit, mes tyre Bulgari, Dolce&Gabbana, Versace, Louis Vuitton etj.

Për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ndaloi lëvizjet jashtë Lombardisë dhe në 14 provinca në rajonin e Veneto-s, Emilia Romagna-s, Piemonte-s and Marche-s deri më 3 prill.

Gjithashtu janë mbyllur shkolla dhe aktivitee për të parandaluar përhapjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua

Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua