DJ Fabio që sfidoi shtetin italian
e zgjodhi ‘vdekjen e ëmbël’

DJ Fabio që sfidoi shtetin italian<br />e zgjodhi ‘vdekjen e ëmbël’
Të zgjedhësh të vdesësh dhe të mos shohësh veten teksa tretesh është kjo zgjedhja që ka bërë një Dj italian i njohur me emrin, Fabio.

Ai zgjodhi të vdiste dhe këtë e beri jashtë vendit të tij sepse Italia nuk e njeh eutazaninë  apo njohur ndryshe si 'vdekja e ëmbël' apo më zyrtarisht, e 'drejta për të vdekur'.

Rasti i Fabios vetëm 39 vjeç nga Milano bëri jehone ne mediat italiane. Ai zgjodhi të largohej nga kjo jetë vitet e fundit 'nje ferr plot vuajtje', ndonëse e jetoi atë sa ishte mire me shendet deri në limitet e saj.

Ai ishte aksidentuar duke mbetur tetraplegjik dhe i verbër, në një aksident me motorr që pësoi në vitin 2014.

Në kushte të tilla ai kishte vendosur të shkonte në Zvicër pasi eutanazia ende nuk është njohur si praktikë në Itali.

"Mbërrita në Zvicër për fat të keq me forcat e mia dhe jo me ndihmën e shtetit tim.  Doja të falenderoja një person i cili më ndihmoi të ngrihem nga ky ferr i dhembjes që nuk ka të sosur. Ai quhet Marco Cappato dhe e falenderoj shumë” ishte ky mesazhi i fundit i Fabios shkruar në Twitter.

Ai nshkoi pikërisht në Zvicër për t’iu nënshtruar vdekjes së ëmbël.

Ndërsa lajmërimin e vdekjes së tij e dha miku i tij Cappato duke shtuar se 'Fabio është i lirë ndërsa politika humbi'.
Zyrtarisht Cappato, tani rrezikon 12 vite burg.

Pranë 39 vjecarit në momentet e fundit të jetës ishin nëna e fejuara dhe disa miq.

[gallery]21248[/gallery]
Eutanazia është një procedurë që në të shumtën e rasteve përballet me shumë konfrontime si nga përfaqësuesit religjioz por edhe nga fanatikët e etikës mjekësore.

Eutanazia mund të kryhet me vullnetin e lirë të pacientit dhe me nënshkrimin e tij ose në rastet kur pacienti është i pavetëdijshëm kjo procedurë kryhet me kërkesën dhe aprovimin e familjarëve.

Në shtete të ndryshme ekzistojnë ligje të ndryshme përssa i përket aplikimit të Eutanazisë.

Kudo ku aplikohet ajo ka ngjallur debat mes mjekëve dhe përfaqësuesve ligjor të tij shteti për të arritur në një përcaktim të qartë ligjor për kushtet dhe specifikat e përdorimit të kësaj procedure.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike