Djali 9-vjeçar dhuron kursimet e tij për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi: Është në rregull nëse nuk blej çokollatë, fëmijët janë të uritur
Alparslan Efe Demir duke dhuruar paratë e tij
Një djalë 9-vjeçar në Tuqi dhuroi kursimet e tij për të mbijetuarit e tërmetit. Ai thotë se shuma nuk është e mjaftueshme , por ndjen se duhet të ndihmoi bashkëmoshatarët e tij. Alparslan Efe Demir u lëndua kur pa në televizion shkatërrimin e shkaktuar nga dy tërmetet e fuqishme në Turqinë jugore mëngjesin e së hënës.
Vetëm disa muaj më parë Demirit iu desh të jetonte në tendat e ngritura për një kohë pasi një tërmet me magnitudë 5.9 goditi provincën veriperëndimore të Duzce në nëntor. I lënduar nga tërmeti tragjik i së hënës, ai iu lut prindërve të tij t’ia dërgonte paratë e tij që i kishte ruajtur duke thënë se me to do blinte çokollata apo lodra, gjëra të panevojshme në krahasim me çfarë mund të bëj secili nga ne për të prekurit nga tërmeti. Nënë e bir vizituan degën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Duzce dhe ua dorëzuan paratë autoriteteve për t'ua dorëzuar bashkëmoshatarëve të tij në nevojë.
Djali ka përlotur punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe me letrën që ka shkruar për të mbijetuarit nga tërmeti.
“Isha shumë i frikësuar kur ra një tërmet në Duzce. Të njëjtën frikë pata kur dëgjova për tërmetin në shumë qytete tona. Prandaj vendosa që paratë e xhepit të dhënë nga të moshuarit t'ua dërgoj fëmijëve atje. Është në rregull nëse nuk blej çokollatë këtu. Fëmijët atje nuk duhet të kenë të ftohtë apo të jenë uritur. Fëmijëve atje do t'u dërgoj rrobat dhe lodrat e mia”, ka thënë ai në letrën e tij emocionuese.
Lajmi kryesor:
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor, 12:58
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor, 12:22
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)
17 Dhjetor, 11:56
-
Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus
17 Dhjetor, 09:14
-
Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin
16 Dhjetor, 16:41
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor, 16:06
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor, 14:58