Talenti 14-vjeçar sfidon autizmin me kitarë Mamaja: E ka pjesë të pandashme, edhe kur fle e mban pranë

Kitara është instrumenti i preferuar për Soirdio Ballën talentin 14 vjeçar me aftësi ndryshe i cili pjesën më të madhe të ditës e kalon duke ushqyer dëshirën e tij për muzikën. Diagnostifikuar që në moshën 2 vjeç me çrregullimin e autizmit Report Tv sjell historinë e veçantë e tij dhe vështirësite e para të familjes kur zbuluan problemin.

Ndryshe nga moshatarët e tij, 14 vjeçari me nevoja të veçanta, Soirdio ka talent të rrallë. I bie kaq bukur kitares.

Kur mbushi 2 vjeç e pak muaj, Soirdio ende nuk fliste asnjë fjalë derisa mungesa e vazhdueshme e reagimit u kthye në një shqetesim për prindërit të cilët vendosën ta vizitonin tek një mjek neuro-pediatër.

“Në moshën 2 vjeç ne i bëmë një vizitë këtu në Tiranë. Pastaj në vonë në moshën 4 vjeç, ne pamë që asnjë fjalë nuk thoshte, reagimet prap ishin shumë të pakta për një 4 vjeçar. Të dish që fëmija yt ka një sëmundje të pashërueshme është shumë e vështirë për prindin”.- u shpreh nëna e tij Mirela Balla.

Nëna e Soirdios, Mirela Balla tregon se jeta e tyre mori një kthesë të bukur kur ata zbuluan se djali kishte një talent të veçantë në muzikë.

'Ditë pas dite, gjatë gjithë kohës mërzitej. Mendova ta çoj në një kurs pikture, pasi vizatonte çdo gjë që shihte. Por kur ne shkuam për ta regjistruar tek qendra, ai shkoi dhe kapi një kitarë. Kitarën e ka pjesën e vet të pandashme, domethënë edhe kur fle gjumë do e marrë nga këtu e do e çoj tek krevati i tij'.- tha nëna Mirela Balla.

Po çfarë e shkakton autizmin dhe a janë të kushtueshme trajtimet terapeutike për fëmijët me aftësi ndryshe, Drejtoresha e Organizatës së prindërve me fëmijë të spektrit autik Eglantina Bajramin na thotë.

'Ushqimet janë problemi kryesor që sjellin gjithë çrregullimin i cili fillon që nga zorrët dhe pastaj godet në pjesën e trurit. Në Tiranë kemi 2230 fëmijë me spektër të deklaruar. Vetëm një terapi në Shqipëri në qendrat private kushton 15 mijë lekë të vjetra dhe shkon nga 350 mijë lekë të vjetra deri në 800 mijë lekë në muaj për një fëmijë. Kështu që asnjë familje në Shqipëri nuk e ka këtë mundësi'.- tha Drejtoresha e Klubit të Prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik Eglantina Bajrami.

Çrregullimi i njohur si autizëm u identifikua për herë të parë në 1943 nga studiuesi dhe psikiatri austriak Leo Kanner, tek fëmijët me karakteristika të ngjashme dhe që atëherë ende nuk ka një përcaktim të qartë për këtë sindromë që prek fëmijët që në moshë të hershme kryesisht para moshës 3 vjeç.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI