Djali i biznesmenit aksidenton 3
persona me 'Porsche',vdes dhe vetë

Djali i biznesmenit aksidenton 3<br />persona me 'Porsche',vdes dhe vetë
GREQI- Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi mjeti tip “Porsche”, i cili drejtohej nga biri i pronarit grek të “Jumbo” George Vakakis u përplas me një makinë të parkuar “Honda”.
 
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Athinë – Lamia.
 
Nga ky aksident i tmerrshëm ka humbur jetën një fëmijë 3- vjeçar dhe nëna e tij 33- vjeçare të cilët ishin në “Honda” të parkuar në rrugë, si dhe George Vakakis, shoku i tij, i cili ishte në “Porsche”.
 
Mësohet se bashkëshorti i 33- vjeçares në ato momente ishte në tualet. Pasi ka dëgjuar shpërthimin e madh, ai është përpjekur të ndihmojë gruan dhe fëmijën e tij por për shkak të zjarrit ishte e pamundur.
 
Siç mund ta shikoni në këtë video, mjeti tip “Porsche”, vjen me shumë shpejtësi, godet mjetin tip “Honda” i cili ishte parkuar në mënyrë të drejtë, e më pas përplaset me ndërtesën e marketit.
 
Flakët e zjarrit u përhapën me shumë shpejtësi të cilat i kanë marrë dhe jetën 4 personave, mes tyre dhe një fëmije 3- vjeçar. 

[gallery]21247[/gallery] 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike