Djali i Fahriut parkon makinën aty
ku u takon atyre me aftësi të kufizua

Djali i Fahriut parkon makinën aty<br />ku u takon atyre me aftësi të kufizua
Ai është një ndër personazhet më qesharakë të kësaj fushate. Pak ditë më parë nga Pogradeci ai premtoi se në datë 26 qershor dielli do të jetë demokratik.

Bëhet fjalë për djalin e Fahri Balliut, të cilin Basha e ka çuar kandidat në Pogradec.
 
Përballë ka socialistin Eduart Shalsi. Ky i fundit sot i ka zbuluar një tjetër anë Klevis Balliut të Bashës.

Përpos deklaratave si ajo e diellit, ai ka fiksim edhe të parkojë makinën e shtrenjtë në të vetmin vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar.

Postimi i plotë i Shalsit:
Ekzemplari-kandidat i sojit të ‘Republikës së Re’
Pogradeci është çoroditur krejtësisht prej disa ditësh dhe po pyet veten se çfarë dreqin i ka bërë PD që i solli si “peshqesh” një soj kandidati që qyteti se kishte imagjinuar as në ëndrrën më të keqe!

Nuk kanë të sosur bëmat e tij qëkurse është shfaqur në qytet.

Sot qyteti u mek përsëri teksa pikasi që gazeta e të atit ishte shndërruar në makinën e të birit (shikoni targën) dhe u parkua përsëri pikërisht në të vetmin vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar.

“Xhevairet” e panumërta që nxjerr nga goja tashmë mesa duket ka vendosur t’i shoqërojë edhe me veprime konkrete për të bindur cilindo pogradecar për kapacitetin e tij gjenial si dhe për të hequr çdo dyshim, edhe tek ata pak demokratë të mbetur të Pogradecit, që i biri i të atit është fyerja më e madhe që PD i ka bërë ndonjëherë qytetit.
“Përse vallë të na e bëjë këtë gjë Partia jonë ?!”, pyesin ditë e natë të gjorët demokratë. “Ç’ti kenë bërë vallë pogradecarët që ‘Republika e Re’ po uzurpon edhe hapësirat e destinuara për personat në nevojë ?!

Ata që ma dërguan foton me informojnë se tashmë videon e parkimit dhe të tjerat që nuk do të mungojnë në vijim, do të duhet t’i paguajmë sepse mundësia e të bërit biznes fitimprurës me ekzemplarin kandidat, është rritur ndjeshëm
./Lexo.al

balliu

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?