Siaf al Islam ,djali i dytë i Mohamar Gadafit u dënua me vdekje nga një gjykatë në Libi, së bashku me 8 persona të tjerë me akuzën për krime lufte.
Sipas portalit arab Al Arabya, djali i Gadafit nuk ishte i pranishëm gjatë proçesit gjyqësor, pasi mbahet peng nga trupat rebele në qytetin e Zintanit, 160 km larg Tripolit. Ai u njoh me akuzën me anë të një video konference.
Pas vrasjes së diktatorit libian situata politike në vend u bë shumë e pasigurt. Siaf al Islam u ndalua nga trupat rebele rreth një muaj pas kapjes së babit të tij në një shkretëtirë në jug të Libanit.
Ai ishte djali i dytë i Gadafit dhe kandidati kryesor për të trashëguar postin e tij. Mbi të rëndon edhe një akuzë nga gjykata ndërkombëtare penale e Hagës për krime ndaj njerëzimit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com