Djali i Gaddafi-t dorëzon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi

Djali i Gaddafi-t dorëzon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi

Djali i ish-liderit të rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi, Saif al-Islam, ka dorëzuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Libi që planifikohen të mbahen më 24 dhjetor.

Drejtori i shtypit i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Libisë, Halid al-Manai, në deklaratën për AA konfirmoi se Saif al-Islam Gaddafi, duke shkuar në zyrën e komisionit në qytetin Sabha, zyrtarisht ka aplikuar për kandidaturën e tij në zgjedhje.

Me këtë, Gaddafi u shfaq për herë të parë që prej rrëzimit të regjimit të babait të tij në vitin 2011.

Gaddafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime kundër njerëzimit. Gjithashtu edhe Zyra e Kryeprokurorit Ushtarak të Libisë kishte lëshuar një urdhër-arresti për Saif al-Islam me akuzat për "vrasje" dhe "përdorim mercenarësh".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë