Angela Merkel përgjegjëse për vdekjen e Hannelore Kohl, gruaja e helmut Kohl, ish kancelar në Gjermani në periudhën 1982-1998.
Eshtë kjo akuza e rëndë që deklaron publikisht njëri nga djemtë e saj,Walter, sot 53 vjeç.
Deklarata e tij u publikua gjerësisht në mediat gjermane.
Hannelore Kohl u vetëvra në vitin 2001 e cila vuante nga një alergji e rrallë ndaj dritës dhe ishte në një gjendje depresioni. Walter rindërton ngjarjen.
Pak kohë para vetëvrasjes, Merkel në atë kohë kre i Cdu publikoi një letër të famshme ku i kërkonte kancelarit Kohl të largohej pasi ai refuzoi të tregonte emrat e donatorëve të fondeve të errëta në parti.
Një letër e tillë sipas Kohl ishte një tragjedi pasi pati pasoja të rënda tek nëna e tij e cila në rini e kish ndihmuar shumë Merkel, sot kancelare e Gjermanisë.
Në atë kohë Merkel u shpreh se donte të mbronte familjen nga skandali ,por ndryshoi sjellje me këtë letër.
“ Nëna ime u fye publikisht u cilësua një njollë e zëzë e fondeve të errëta. Për mua çështja nuk është letra. Por sjella njerëzore e Angela Merkel. Duke qënë një profesioniste, ajo e dinte që po shkaktonte një stuhi e cila dëmtoi tragjikisht nënën time” u shpreh 53 vjeçari.
Hannelore Kohl u vetëvra 15 vite më parë, por akuza erdhi vetëm pak kohë para zgjedhjeve federale ku Merkel ndodhet në lojën e saj më të ëvshtitë politike,konfirmimi për një mandate të 4.
Në kushte të tilla lehtësisht ngrihet pyetja një shkreptimë në qiellin e qetë, apo një taktikë elektorale?
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com