Djali i Jakup Krasniqit: Në Hagë e mora ‘aminin’ për t’iu bashkuar PDK-së

Djali i Jakup Krasniqit: Në Hagë e mora ‘aminin’ për t’iu bashkuar PDK-së

Altin Krasniqi

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka folur pas anëtarësimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi ka treguar se ka qenë vizita në Hagë ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet PDK-së duke e marrë nga babai “aminin” për këtë veprim politik.

“Po, në Hagë e mora ‘aminin’ për t’u bashkuar në PDK” tha Krasniqi për FrontOnline.

Ai do të jetë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Njoftimin për anëtarësimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK e bëri kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës, por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë! Mirë se vjen, Altin!”, shkroi ai në Facebook.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit